E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë manifestim, siç citohet në njoftimin e komunës, morën pjesë poetë nga: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Manifestim letrar

Me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza dhe në prag të shenjtërimit të saj në mbështetje të Komunës së Çairit, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkup-"Hamami i Daut Pashës" u organizua manifestim letrar "Nëna e dashurisë së paqes" .

Në këtë manifestim, siç citohet në njoftimin e komunës, morën pjesë poetë nga: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Valbona Zunqe –Pajaziti ideatore dhe organizatore e këtij projekti tha se Gonxhja jonë ishte një qenje njerëzore e imët nga trupi por me një shpirt të madh dhe emër gjigant në damarët e së cilës gjatë gjithë jetës kishte qarkulluar gjaku shqiptar.

Kryetari i këshillit komunal të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi tha se në shënimin e kësaj ditlindjeje i dedikohet një zonje të madhe, nga sfera e humanitetit, tolerancës, mirëkuptimit dhe dashurisë.

Për nder të 106 vjetorit të lindjes dhe në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë me zërin e tyre këngëtarë dhe poetë i kënduan punës dhe virtytit të saj.

Publikuar: 30.08.2016 | 12:19
Lexuar: 1258 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime