E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Falenderimet e Kate Mckinnon, si aktorja më e mirë dytësore komike, nuk i shkuan jurisë.
“Game of Thrones”, rekord për çmimet “Emmy”









“Game of Thrones” dhe “Veep” ishin fituesit e mëdhenj të edicionit të 68 të çmimeve “Emmy”, të konsideruara si “Oscar”-ët e televizionit.

Saga mesjetare, që përveç çmimit të “Serialit më të mirë” rrëmbeu dhe ato të “Regjisë” dhe “Skenarit më të mirë”, triumfoi në një mbrëmje të karakterizuar nga doza ironie të prezantuesit Jimmy Kimmel për Donald Trumpin, ndërsa Clintoni gjeti mbështetje në mbrëmjen gala.

“Shumë pyesin veten, kujt i duhet vënë faji për Donald Trumpin. Për fenomenin Donald Trump ka ardhur të na flasë dikush që është ulur këtu përpara nesh. Ai djali atje, Mark Burnett. Faleminderit Mark. Faleminderit që erdhe nga Anglia për të na përçarë me komplotet e tua”, tha Jimmy Kimmel, prezantues.

Falenderimet e Kate Mckinnon, si aktorja më e mirë dytësore komike, nuk i shkuan jurisë.

“Faleminderit Ellen DeGeneres. Faleminderit Hillary Clinton”, u shpreh ajo.

“Game of Thrones” hyn kështu në histori me rekordin e serialit televiziv që ka marrë më tepër çmime, duke grumbulluar në 6 sezonet e tij plot 38 të tilla. Protagonistët, megjithatë, kanë dalë duarbosh.

Çmimi i aktorit më të mirë i shkoi Ben Mendelsohn për “Bloodline”, ndërsa ai i aktores më të mirë iu dha Maggie Smith, me rolin e saj ikonë në serialin “Downton Abbey”.

Në kategorinë e komedisë, “Veep” la pas konkurrentët e tjerë për çmimin e “Serialit më të mirë” dhe “Progatonistit më të mirë”.

Një tjetër fitues i mbrëmjes ishte miniseriali “The People vs O.J. Simpson”, i cili rrëfen historinë e gjyqit të ish-yllit të futbollit amerikan, të akuzuar për dy vrasje: mesa duket, ai vlente 5 statueta.

Publikuar: 19.09.2016 | 12:37
Lexuar: 1445 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime