E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ambasadori Romeo theksoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë mjedisi jetësor si dhe ndihma gjatë proceseve integruese për afrim të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian", theksohet në kumtesë.
Мinistri Ameti zhvilloi takim pune me ambasadorin e Italisë Romeo


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë Karlo Romeo.

Siç kumtuan nga Ministria në këtë takim u diskutua për rezultatet pozitive që rezultuan nga bashkëpunimi i deritashëm i shkëlqyer midis dy shteteve në fushën e mjedisit jetësor, ndërsa theks i veçant u vu në mundësitë për realizim të përbashkët të një sërë projekteve nga sfera e menaxhimit me resurset ujore dhe natyrën.

"Ambasadori Romeo theksoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë mjedisi jetësor si dhe ndihma gjatë proceseve integruese për afrim të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian", theksohet në kumtesë.

Ministri Ameti shprehu bindjen se ky takim do të jetë fillim i shkëlqyer i bashkëpunimit të mirë dhe të ngusht.

Publikuar: 20.09.2016 | 15:13
Lexuar: 1535 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime