E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë Turne janë ftuar shumë klube nga vendi dhe rajoni dhe deri më tani, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre shumë klube nga disa vende siq janë: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe shume klube nga vendi.
Struga të shtunën në festë sportive
Karate: Mbahet Struga Open 2016



Ditën e shtunë datë 24.09.2016 në qytetin e bukur pitoresk të Strugës, do të zhvillohet Turneu i XIII Ndërkombëtar në Karate „STRUGA OPEN 2016“ nën organizimin e Klubit të Karatesë „DRINI“ nga Struga.

Në këtë Turne janë ftuar shumë klube nga vendi dhe rajoni dhe deri më tani, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre shumë klube nga disa vende siq janë: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe shume klube nga vendi.
Turneu do të zhvillohet në disa disiplina për të gjitha moshat, siq janë: Kata individuale dhe ekipore si dhe Kumite ( luftë sportive).

Organizatori për të gjithë fituesit e këtij turneu ka pregaditur :diploma, medalje dhe kupa.

Ky Turne simbolikisht mbështet nga Komuna e Strugës dhe nga disa Kompani private të cilat dua ti faleminderoj publikisht.
Gjithashtu me nga një Mirnjohje te veçantë do të nderohen edhe sponsorët dhe mediat e këtij aktiviteti Ndërkombëtar, për Kontributin e tyre dhënë në zhvillimin e sportit të Karatesë.
Turneu do të zhvillohet në qendrën sportive „TIMI“ me fillim në ora 10:30.

A.Hajredini

Publikuar: 23.09.2016 | 12:17
Lexuar: 1402 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime