E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kaligula ishte shfaqja e parë në regjinë e tij me aktorët shqiptarë, prej atëherë ka marrë edhe dy ftesa të tjera por shfaqet nuk u realizuan për mungesë fondesh.
Teatri Shqiptar në Shkup në tetorë me premierën “Të gjithë djemtë e mi”
Shfaqa po përgaditet në regji të regjisorit bullgar Dimitar Elenov. Regjisori Elenov e njeh mire repertorin e Teatrit Shqiptar të Shkupit. Që para 13 vitesh, një shfaqe e teatrit shqiptar në Sofje i ka lënë përshtyje dhe prej aty ka lindur edhe miqësia dhe ftesat e para të bashkëpunimit.

Kaligula ishte shfaqja e parë në regjinë e tij me aktorët shqiptarë, prej atëherë ka marrë edhe dy ftesa të tjera por shfaqet nuk u realizuan për mungesë fondesh. Por tani thot se ka pranuar bashkëpunimin me shum kënaqësi dhe po punon pa ndërprerë për të sjellë para publikut gjenialitetin e veprës së Artur Milerit ”Të gjithë djemtë e mi”.

“Pranova bashkëpunimin me dëshirë të madhe. Madje kam komentuar edhe me aktorët bullgarë. Nëse ju keni gjysmën e energjisë që unë e shoh tek aktorët e teatrit shqiptar, atëherë do ishit gjenialë. Sepse aktorët e vërtetë përpiqen gjithnjë të sjellin dicka të re dhe unë këtë energji e gjej tek aktorët e teatrit shëqiptar”, tha Dimitar Elenov, regjisor i shfaqes.

Aktorët Sefedin Nuredini dhe Teuta Ajdini-Jegeni të cilët thonë se nuk është shfaqje e rëndomtë gjithqka paraqitet dhe shprehet përmes mimikës gjestit dhe fjalës, është ndër shfaqet që kërkojnë edhe përgaditje fizike përveç asaj psiqike dhe arstistike.

“Unë kam rolin kryesor rolin e Gjow Kelerit babait të kësaj familje e cila fillon të shkatërrohet.Ktu bëhet fjalë për luftën e dytë botërore,gjith aj haos dhe shkatërrime dhe vrasje dhe pjesëmarrja e këtij njeriu në atë shkatërrim kto janë profiter të luftës,gjatë luftës ky ka pas fabrikën që ka pasë motora për aeroplana dhe ka pasë një gabim në motorët dhe pastaj otorët janë dërgu në australi dhe nga ky gabim kanë vdekur 21 pilot,dhe ktë e mbanë si brengë ton jetën e tijë se e ka mashtruar ortakun e tijë ,dhe dalngadalë gjatë zhvillimit të shfaqjes vjenë deri te zbulimi se ky është fajtori dhe është i detyruar të bënë vetëvrasje”, tha Sefedin Nuredini, aktorë.

“Është një rol kompleks mjaftë kërkus, por ne mundohemi ,procesi është i rëndë, unë nuk e kam për herë të parë me ktë regjisor kam punu edhd dy projekte të tjera. Ai ka një proces shumë kërkus, shum kompleks në atë aspekt dhe mundohemi disi që ta nxjerirm ngase jemi të lidhur edhe me kohën e cila është pak më e shkurtër por të shpresojmë se do ta nxjerim mirë shfaqjen”, tha Teuta Ajdini-Jegeni, aktore.

Kjo çfaqe është proekti i katërt i realizuar këtë vit nga Tetari Shqiptar në Shkup, me çka do të rrumbullaksohet edhe programi vjetorë, bën të ditur drejtori Adem Karaga.

“Ne jemi në prag të premierës të kësaj shfaqje të punuar me regji të Dimitar Elenovit,një regjisor i shkëlqyer që është një bashkëpunim i joni i tretë gjatë këtyre viteve. Në proces shum i quditshëm një proces shum më ndryshe, një proces jo aq i lehtë, jo aq i zakonshëm për gjith ne por është një laborator shpirtëror që ne po fillojm të hym brenda tij dhe shpresojmë që do dalim mir dhe publiku do knaqet me atë që kemi bërë”, tha Adem Karaga, drejtor i Teatrit Shqiptar në Shkup.

Premiera e kësaj shfaqeje pritet në gjysmën e parë të muajit tetorë deklëaron drejtori Adem Karaga, duke sqaruar se megjithse bëhet fjalë për një tekst që është shkruar para gati më shum se gjysmë shekulli ajo edhe sot ka aktualitetin e tijë me peshë shum të madhe, prandaj ai beson se publiku do ketë vërtet mundësinë për të parë veten me plot emocione goditëse shpirtërore.

GYLTENE SINANI, MTV2

Publikuar: 26.09.2016 | 14:09
Lexuar: 1409 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime