E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë aktivitet morën pjesë 51 klube, me mbi 400 sportistë, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Struga  tuboi  karateistët më të mirë të rajonit
Përfundoj Turneu i 13-Ndërkombëtar ne Karate “Struga Open 2016”




Në qytetin buzëliqenas Strugë, ditën e shtunë (24.09.2016) u zhvillua Turneu i 13 Ndërkombëtar në Karate “Struga Open 2016” i organizuar nga Klubi i Karatesë “DRINI”.
Në këtë aktivitet morën pjesë 51 klube, me mbi 400 sportistë, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Te pranishmeve ju drejtua prezantuesja Fationa Aliu, duke i pershendetur dhe duke i faleminderuar te pranishmit per preyencen e tyre.
Te pranishmit i pershendeti edhe organizatori i këtij evenimenti Ndërkombëtar Alim Hajredini, pas tij fjalën mori Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës z.Fadil Arifi dhe ne fund për të shpallur të hapur këtë eveniment mori fjalën në mungesë të Kryetarit të komunës z.Xhemi Hajredini, i cili pershendeti të pranishmit, faleminderoj gjithë ata klube që janë jashtë Maqedonisë dhe ju uroj një ditë të bukur me shumë suksese.
Organizatori gjatë hapjes ndau edhe Mirnjohje, për të gjithë ata të cilët ndihmuan për zhvillimin e këtij evenimenti të madh sportist, duke i faleminderuar të gjithë, sepse pa ndihmën e tyre ky aktivitet nuk mund të zhvillohet.

Ai faleminderoj: Komunen e Strugës, NP”Proaqua”, SH.P.K ”Ing LULI”, Restourant “Aquarius” “Pumparella” dhe “Versus”, Studio “Rinora”, Motel “Vila Pallace”, “Euro Hotel”, Sabri Dauti, Dashnor Shabani dhe Driton Ajro.

Organizatori për të gjithë fituesit, ndau diplomë, medalje dhe kupa.

Komisar në këtë turne ishte Xhavit Memeti ndërsa Gjyqtar kryesor Nuredin Misini (i cili ështi gjytar me licencë botërore). Gjithashtu në këtë aktivitet ndanë drejtësi edhe gjyqtar nga Kosova dhe Shqipëria si Fidan Qorolli (me licence Evropiane), Arta Jakupi dhe Joana Nakici.

Që në fillim të këtij turneu, sipas programit u ndanë edhe dy kupa të mëdha për dy klubet më masovik, nga vendi dhe jashtë vendit, të cilat u takuan: nga vendi K.K “Urban Invest” nga Kavadarci dhe nga jasht vendit K.K “Dardania” nga Gjilani.
Turneu nisi dhe mbaroj pa asnjë problem, dhe ajo që është pa asnjë lëndim serioz për sportistët.

Në fund ashtu si është bërë tradit, shpallen edhe tre klubet më të suksesshëm të turneut, në bazë të renditjes Olimpike.

Kupa e më të mirit këtë vit i takoj K.K. “FUNAKOSHI GICHIN” nga Shkupi me 11 medalje të arta, në vend të dytë u radhit K.K “Forca” nga Shkupi me 10 medalje ari dhe në vend të tretë u radhit K.K “Drini” nga Struga me & medalje ari. Por në këtë Turne u dalluan edhe Uskana nga Kërcova, Dardania nga Gjilani, Shkumbini nga Tetova, Bashkimi 2002 nga Kumanova, Energjia nga Tirana, etj.


Alim Hajredini.

Publikuar: 26.09.2016 | 19:56
Lexuar: 1358 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime