E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vdekjen e O.N. e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, i cili ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ekspertizë kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë.
Një person ka humbur jetën në autostradën Gostivar-Tetovë









O N. (78) nga Banjica e Epërme e Gostivarit ka humbur jetën në një aksident trafiku që mbrëmë në orën 20 e 25 minuta ka ndodhur në autostradën Gostivar - Tetovë përballë sallës së sportit afër Pirokut, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informacioneve të tij të deritanishme, këmbësori është përplasur nga një automjet i panjohur deri më tani me shofer të panjohur që është larguar nga vendngjarja, ndërsa ai nga lëndimet e marra ka vdekur në vendngjarje.

Vdekjen e O.N. e ka konstatuar mjeku kujdestar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, i cili ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ekspertizë kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i SPB Tetovë.

Sipas prokurorisë trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Publikuar: 27.09.2016 | 11:09
Lexuar: 1586 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime