E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Miliarderin njujorkez, Waters e quajti një idiot, i cili ndër zotimet elektorale ka thënë se do të ndërtojë mur me Meksikën.
Koncerti me nota politike i Waters në Meksikë








Këngëtari legjendar i bandës britanike të “Rock”-ut, “Pink Floyd”, Roger Waters mbajti një koncert madhështor në Meksikë. Rreth 200 mijë të pranishëm u mblodhën në Foro Sol, për të ndjekur nga afër performancën e ish-basistit 73-vjeçar.

Edhe pse gjuha e tij është muzika, Roger Waters e ktheu koncertin disi në politike, duke shprehur hapur qëndrimet e tij për kandidatin për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe presidentin meksikan Enrique Pena Nieto.

Miliarderin njujorkez, Waters e quajti një idiot, i cili ndër zotimet elektorale ka thënë se do të ndërtojë mur me Meksikën. Ndërsa ka akuzuar presidentin Enrique Pena Nieto se është i dështuar për të zgjidhur çështjet e korrupsionit dhe drogës në vend. Deklaratat u pritën mirë nga fansat.

“Ne jemi mbledhur këtu për të dëgjuar muzikë të mirë, por morëm pak edhe nga forca që ne të gjithë kemi filluar të ndiejmë kundër qeverisë, e veçanërisht presidentit. Ky njeri është një person, i cili ka një shpirt të madh dhe një mendje mbresëlënëse politike”, tha një fans.

“Unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe, që Roger diskuton çështje politike. Kjo tregon se ai është i informuar për ngjarjet që ndodhin në vend dhe se mbështet popullin tonë. Kjo është një gjë shumë e mirë”, tha një fanse e tij.

Publikuar: 03.10.2016 | 15:33
Lexuar: 1516 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime