E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tyson Fury në nëntor të vitit 2015 i dha fund hegjemonisë së Wladimir Klitschkos në kategorinë e peshave të rënda në boks, duke e mposhtur ukrainasin me pikë në sfidën e zhvilluar në Dyseldorf.
Tyson Fury i jep lamtumirën boksit









Tyson Fury i jep lamtumirën boksit dhe këtë e bëri nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter ku nuk munguan as fjalët fyese. “Boksi është gjëja më e trishtë me të cilin jam marrë. Jam më i madhi dhe i tërhequr nga ky sport”, shkroi Fury.

Gjatë kësaj jave, Tyson Fury, i pushtoi faqet e para të mediave për shkak se rezultoi pozitiv në testet antidoping për përdorim të kokainës, lajm që u përgënjeshtreua ngë xhaxhai e njëkohësisht edhe trajneri i Fury, Peter.

Tyson Fury në nëntor të vitit 2015 i dha fund hegjemonisë së Wladimir Klitschkos në kategorinë e peshave të rënda në boks, duke e mposhtur ukrainasin me pikë në sfidën e zhvilluar në Dyseldorf.

Klitschko kërkoi sfidën e revanshit që u shty dy herë. Britanikut iu dha një afat kohor prej 10 ditësh për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore pasi rrezikon që t'i hiqet titulli nga WBO.

Publikuar: 04.10.2016 | 12:47
Lexuar: 1344 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime