E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Julen Lopetegui deklaroi se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë përballë Italisë në Torino.
Itali-Spanjë, rikthehet sfida e Euro 2016







Spanja dhe Italia rikthehen në përballjen me njëra-tjetrën dhe këtë radhë për kualifikueset e Botërorit 2018, me të dyja skuadrat që janë në Grupin G ku është edhe përfaqësuesja jonë.

Si iberikët ashtu edhe të kaltrit kanë pësuar ndryshime në pankinat përkatëse pasi Lopetegui dhe Ventura kanë marrë vendet e Del Boskes dhe Kontes.

Julen Lopetegui deklaroi se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë përballë Italisë në Torino.

“Italia nuk e ka ndryshuar stilin e lojës së saj në vitet e fundit pavarësisht ndërrimit të trajnerëve. Tani në stol është Ventura, një trajner shumë popullor dhe i vlerësuar në Itali pikërisht për aplikimin e këtij stili loje.

Sigurisht ka detaje që bëjnë ndryshimin, por sistemi është i njëjti. Italia është një skuadër që ka luajtur si grup për shumë vjet, është dinamike dhe ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë”, tha Lopetegui.

Ndërsa trajneri Ventura, që kthehet në Torino, deklaroi se ka shumë rëndësi paraqitja e futbollistëve të tij në këtë përballje me Spanjën.

“Sfida do të shkojë në varësi të paraqitjes sonë në fushën e lojës, vendosmërisë apo edhe dëshirës së protagonistëve sepse sfida mes Italisë e Spanjës vërtet është një përballje për kualifikueset e Kupës së Botës, por nuk është vendimtarja. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne duhet të luajmë për të fituar”, u shpreh Ventura.

Spanja dhe Italia u përballën edhe në Euro 2016 në 1/8 e finaleve me të kaltrit që fituan 2-0 kështu që iberikët do të kërkojnë hakmarrjen për këtë disfatë.

Italia nga ana e saj do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë 10-vjeçare në fazat kualifikuese në Europianë e Botërorë. të kaltrit nuk pësojnë humbje prej 51 ndeshjesh në këtë aspekt.

Disfata e fundit e tyre është ajo e vitit 2006 ndaj Francës 3-1 për kualifikueset e Euro 2008 dhe në atë kohë Italia drejtohej nga Roberto Donadoni.

Publikuar: 06.10.2016 | 13:53
Lexuar: 1322 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime