E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kitaristi kryesor Keith Richards tha se një vit më parë, ai dhe shokët e tij të grupit, Mick Jagger, Charlie Watts dhe Ron Wood, planifikuan të ktheheshin në studio në vitin 2016.
Rolling Stones publikojnë albumin e ri










Pas thuajse një dekade, grupi legjendar i “rock”-ut Rolling Stones ka publikuar albumin më të ri. Veteranët britanikë prej javësh lajmëronin fansat e tyre në Twitter me mesazhin “6 tetori po vjen”.

Në vitin 2005 ata publikuan albumin “A bigger bang” dhe në turnetë muzikore të gjithë këtyre viteve ata kanë performuar hitet legjendare “Satisfaction” apo “Anybody seen my baby”.

Kitaristi kryesor Keith Richards tha se një vit më parë, ai dhe shokët e tij të grupit, Mick Jagger, Charlie Watts dhe Ron Wood, planifikuan të ktheheshin në studio në vitin 2016.

Pas publikimit të albumit më të ri, Rolling Stones do të performojnë në festivalin 3-ditor në Kaliforninë e Jugut, “Old Chella”, ku do të marrin pjesë edhe yje të tjerë të muzikës pop si Paul McCartney, The Who dhe Bob Dylan.

Publikuar: 06.10.2016 | 14:10
Lexuar: 1495 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime