E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, në Konferencën kombëtare të ujërave, të irganizuar nga Eptisa dhe MMJPH-së.
Ahmeti: Ujërat janë resurs i rëndësishëm që duhet të mbrohen dhe të menaxhohen mirë
Konferencë kombëtare për ujëra: Prioritet menaxhimi me ujërat

Menaxhimi me ujërat paraqet prioritet i cili reflektohet në më shumë dokumente strategjike të sjellura nga Qeveria e Republiksë së Maqedonisë dhe nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Ujërat janë resurs i rëndësishëm që duhet të mbrohen mirë dhe ende më mirë të menaxhohen.

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, në Konferencën kombëtare të ujërave, të irganizuar nga Eptisa dhe MMJPH-së.

"Ky vit ishte shumë i rëndësishëm për Ministrinë në mbrojtjen e ujërave sepse filluam me ndërtimin e tri kanaleve të pastrimit për trajtim të ujërave të zeza në Kërçovë, Strumicë dhe Radovish dhe dy për përmirësimin e rrjetit kanalizues në Kumanovë dhe Berovë. Njëherit filluam edhe me përpunimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e staciuoneve të pastrimit për Velesin, Shtipin, Gostivarin, Dibrën dhe Kavadarin", informoi Ahmeti edhe shtoi se dokumetacioni për ndërtim të stacionit pastrues për Shkupin është në fazën përfundimtare.

Potencoi se përpjekjet e Ministrisë janë kahëzuar drejt sigurimit të mjeteve për ndërtimin e stacioneve të pastrimit dhe përmirësimit të rrjetit kanlizues me qëllim që të sigurohet mbrojtje e mirë e resurseve të ujërave në Republikën e Maqedonisë.

"Nëse nuk sigurojmë qëndrueshmëri financiare dhe përmirësim të shërbimeve të qytetarëve, e gjithë infrastruktura në mbrojtjen e ujërave mund të mbetet vetëm objekt i qëllimeve të mira. Pikërisht qëllimi i këtyre reformave është sigurimi i mbrojtjes së mirë të ujërave në Republikën e Maqedonisë përmes përmes uljes së humbjeve të ujit, vendosjes së sistemit i cili do të mundësojë një menaxhim të mirë me infrastrukturën për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e shërbimit të qytetarëve nëpërmjet të çmimit më ekonomik në dispozicion", theksoi Ahmeti.

Euroambasadori Samuel Zhbogar tha se uji strategjikisht është mirë për shekullin 21 dhe se Bashkimi Evropian ashtu edhe e trajton.

"Mungesa e ujit mund të sjellë deri në konflikte. Në gusht në Shkup ishim dëshmitarë çfarë shkatërrimesh dhe dëmesh mund të shkaktojnë sasitë e mëdha të ujit. BE i dha prioritet çështjes për menaxhim me ujërat, ndërsa reforma në sektorin e ujërave duhet të jetë një ndër prioritetet tona kryesore", theksoi Zhbogar.

Roli i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë, sipas kryetarit të Komisionit Dimitar Petrov është me qëllim që të vendoset siste efikas në përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit.

Komisioni, tha ai, me përvojën e deritanishme në rregullimin e çmimeve për energji elektrike, gazit natyror, energjisë termike dhe çmimeve të naftës tregoi se posedon kuadër profesional i cili mund të vendosë sistem efikas në konfirmimin e çmimeve të shërbimeve të ujit të cilat i japin ekonomitë e ujërave dhe ndërmarrjet publike.

Në Konferencën, e cila ka për qëllim informim me kohë për proceset reformuese në sektorin e ujërave, fjalime patën shumë ekspertë nga fusha e ujërave nga ndërmarrjet publike.
Ahmeti: Ujërat janë resurs i rëndësishëm që duhet të mbrohen dhe të menaxhohen mirë
Ahmeti: Ujërat janë resurs i rëndësishëm që duhet të mbrohen dhe të menaxhohen mirë

Publikuar: 06.10.2016 | 14:26
Lexuar: 1570 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime