E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse diferenca ishte e dukshme me kundërshtarin, të besuarit e De Biasit luajtën me shumë kujdes dhe trajneri arriti të marrë përgjigjet e duhura në prag të ndeshjes me Spanjën.
Shqipëri fiton Litenshtajnin, por mungon bukuria









Shqipëria bëri një ndeshje si një skuadër e madhe ndaj modestëve të Lihtenshtejnit, duke marrë 3 pikë të tjera dhe kryesimin në Grupin G eliminator të Botërorit. Një ndeshje e vështirë për të gjetur motivimin e duhur, por edhe një kundërshtar shumë i dendur në rreshtimin mbrojtës.

Edhe pse diferenca ishte e dukshme me kundërshtarin, të besuarit e De Biasit luajtën me shumë kujdes dhe trajneri arriti të marrë përgjigjet e duhura në prag të ndeshjes me Spanjën.

Porta - Berisha ishte një spektator pa biletë në Vaduz, ku të vetmet momente që duhej të përmendej emri i tij nga komentatori në transmetimin televiziv ishin rastet kur topi rivihej në lojë nga vija fundore.

Mbrojtja 6.5 - Kundërshtari nuk kishte agresivitetin për t’u bërë i vështirë, por edhe në ato pak raste mbrojtja tregoi vigjilencën e duhur dhe me qetësi zgjidhi veprimet. U vu re një lojë shumë vertikale nga të dy krahët me Hysaj që konfirmohet dhe Aliji që bën një debutim sezonal me shumë personalitet të madh.

Mesfusha 6 - Nuk i dha skuadrës fantazinë dhe lëvizjet e duhura. Shumë gabime në pasime dhe vertikalizime drejt sulmit. Më mirë në pjesën e dytë me Bashën e Lilën, por sërish është larg mesfushës së zakonshme të Shqipërisë. Ndihej mungesa e Memushajt.

Sulmi 6.5 - Edhe pse shënuan dy gola sulmi nuk prodhoi shifrat e pritura. Veprimet e mira nga krahët veçanërisht Roshi treguan superioritet ndaj kundërshtarit, por mungoi fantazia dhe fuqia për tu imponuar me më shumë gola. Goditjet në portë numëroheshin me gishtat e njërës dore.

De Biasi 6.5 - Oportunist dhe shumë i përgatitur në planin teknik. Zgjedhjet e duhura në formacion dhe manovrat e duhura edhe gjatë lojës. Fitoi një ndeshje të detyrueshme, por mendoi më shumë edhe për kundërshtarin e radhës.

Aliji 6 - Me shumë iniciative dhe shumë kërkues në lojën sulmuese. Me ritëm dhe koordinimin e duhur në raport me repartet e tjera, i duhen më shumë minuta besim dhe pak më shumë forcë në lojën një kundër një.

Mavraj 7 - Me shumë autoritet dhe me staturën e një kapiteni autoritar. E mbajti skuadrën shumë lart dhe ndihmoi edhe në fazën sulmuese veçanërisht në goditjet standarde.

Lila 6 - De Biasi i dha pak minuta, por i shfrytëzoi shumë mirë. Një nga ndeshjet e pakta kur trajneri e vendos një pozicion pak më natyral me formën e tij. Eksperienca dhe forca janë të dukshme.

Roshi 6.5 - Kundërshtari i dha mundësinë të tregonte vlerat e tij, me shumë autoritet, vrapim dhe krosime shumë të mira. Një nga ndeshjet më të mira.

Balaj 7 - Në një mbrojtje shumë hermetike arriti të bënte diferencën. Kërkues dhe me autoritet në lojën në ajër, ku bëri atë që di të bëjë më mirë, golin, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë në këto eliminatore.

Publikuar: 07.10.2016 | 10:09
Lexuar: 1256 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime