E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Мinistri Ameti duke i dëshiruar një mision diplomatik të suksesshëm ambasadorit të sapoemëruar francez në vendin tonë, shprehi bindjen se bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve në këtë sferë, jo vetëm që do të vazhdojë por ai edhe më tej do të avancohet
Ameti- Timonie: Bashkëpunim edhe në sfera tjera të mjedisit jetësor











Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristijan Timonie. Në takim u diskutua për rezultatet pozitive që dolën nga bashkëpunimi i deritanishëm i shkëlqyer midis dy shteteve në sferën e mjedisit jetësor.

Theks i posaçëm iu vu aktiviteteve të përbashkëta në sferën e ndryshimeve klimatike dhe Traktatit të Parisit, por u shqyrtuan edhe mundësitë për hapjen e bashkëpunimit edhe në sfera të tjera të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe resurseve natyrore, njofton Aktuale.mk.

Мinistri Ameti duke i dëshiruar një mision diplomatik të suksesshëm ambasadorit të sapoemëruar francez në vendin tonë, shprehi bindjen se bashkëpunimi i mirë midis dy vendeve në këtë sferë, jo vetëm që do të vazhdojë por ai edhe më tej do të avancohet.

Publikuar: 07.10.2016 | 17:42
Lexuar: 8192 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime