E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesa e dytë e ndeshjes Maqedoni-Itali dhuroi spektakël të vërtetë për shikuesit pasi u shënuan edhe katër gola nga dy skuadrat.
Maqedonia humb nga Italia
Në stadiumin “Arena Filipi i Dytë” në Shkup përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi disfatë nga përfaqësuesja e Italisë në xhiron e tretë të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Rezultati përfundimtara ishte 3:2 në të mirë të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë u mbyll me golin e Andrea Belotti në minutën e 24 me të cilin Italia kaloi në epërsi.

Pjesa e dytë e ndeshjes Maqedoni-Itali dhuroi spektakël të vërtetë për shikuesit pasi u shënuan edhe katër gola nga dy skuadrat.

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi me golin e Stefan Spirovskit në minutën e 53-të. Vetëm pas katër minutash Maqedonia kaloi në epërsi me golin e Ferhat Hasanit.

Mirëpo, italianët me dy golat e Ciro Immobile në minutat e 75 dhe 90 sollën fitoren dhe tre pikët për Italinë.

Kjo ishte disfata e tretë pë vendasit në kualifikimet për Botërorin 2018, pas humbjeve nga Shqipëria dhe Izraeli. Maqedonia në renditjen tabelare gjendet në vendin e pestë pa asnjë pikë.
Maqedonia humb nga Italia
Maqedonia humb nga Italia

Publikuar: 10.10.2016 | 14:36
Lexuar: 1442 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime