E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

24 vjeçari ka folur edhe për tre humbjet e "dhimbshme" të Maqedonisë, kundër Shqipërisë, Izraelit dhe Italisë që çdoherë kanë pranuar gol në minutat e fundit.
Ezgjan Alioski shpallet lojtari i muajit në Zvicër
S’kanë të ndalur sukseset e shqiptarëve në Zvicër edhe gjatë sezonës së re 2016/17.

Lojtari i muajit shtator në Zvicër është shpallur shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski me 5000 nga gjithsej 13.000 vota.

Si kundërshtar ai ka pasur një shqiptar tjetër Taulant Xhakën.

Në pyetjen e gazetës blick.ch sesi ndjehej pas këtij triumfi shqiptaro-zvicerani përgjigjet:

“I përshëndes gjithë votuesit e mi nga zemra dhe është shumë e këndshme të fitosh këtë titull.”

24 vjeçari ka folur edhe për tre humbjet e "dhimbshme" të Maqedonisë, kundër Shqipërisë, Izraelit dhe Italisë që çdoherë kanë pranuar gol në minutat e fundit.

“Gjithsesi kjo tregon se Maqedonia është bërë përfaqësuese më solide dhe mund të korr suksese në të ardhmen,” përfundo Alioski.

Ai pas dhjetë ndeshjeve të para ka shënuar shtatë gola dhe tre asistime, ndërsa gjatë ndeshjes së ardhshme kundër YB të gjithë sytë janë drejtuar kah ai: pritet goli i tetë me Luganon./Bota sot.
Ezgjan Alioski
Ezgjan Alioski
Ezgjan Alioski

Publikuar: 12.10.2016 | 15:25
Lexuar: 7303 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime