E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bob Dylan ka qenë për më shumë se 5 dekada një influence e jashtëzakonshme në muzikën dhe në kulturën popullore, jo vetëm me notat muzikore, por edhe me penën e tij.
Bob Dylan fiton çmimin Nobel në Letërsi
Nobelin e shumëpritur të Letërsisë këtë vit e rrëmbeu një njeri emri i të cilit veshët tanë nuk i ka rrahur si shkrimtar, por si një legjendë e rokut. Por Bob Dylan ka qenë për më shumë se 5 dekada një influence e jashtëzakonshme në muzikën dhe në kulturën popullore, jo vetëm me notat muzikore, por edhe me penën e tij.

Çmimi i lakmuar i dorëzohet pikërisht me këtë argument: krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane.

I lindur në 1941-shin si Robert Allen Zimmerman, karrierën e tij muzikore Dylan e nisi 1959, duke interpretuar nëpër kafenetë e Minnesota-s. Vitet ‘60 sjellin bumin e krijimtarisë së tij, një shkëlqim që erdhi bashkë me shndërrimin e këtij njeriu të madh në një historian informal të telasheve të Amerikës.

Këngë si “Blowin in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u kthyen në himne të antiluftës dhe të lëvizjeve për të drejtat qytetare.

Emri i Bob Dylan-it ishte lakuar prej kohësh si fitues i mundshëm i Nobelit, por të paktë ishin ekspertët që mendonin se akademia suedeze do ta shtrinte gamën e çmimit prestigjioz edhe në zhanre si muzika folk rok.

Gjiganti i letrave shqipe, Ismail Kadare, edhe pse është konsideruar prej kohesh një favorit për këtë nderim të lartë, sërish nuk arrin ta shtjerë në dorë çmimin të cilit i është afruar disa herë.

Publikuar: 13.10.2016 | 15:15
Lexuar: 8161 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime