E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shfrytëzojë rastin që të falënderojë familjarët pejan që hapën dyert dhe zemrat e tyre që këto katër ditë me këto fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare të festojnë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit Kombëtarë. Suksese të gjitha ekipeve” deklaroi Livoreka
Fëmijët tetovar shkëlqyen kundër Ulqinit
FUTBOLL
NISI EDICIONI I 13-të TURNEU MBARËKOMBËTAR I FUTBOLLIT “PEJA-2016”






Në Pejë në mënyrë solemne dhe në praninë e pesë reprezentacioneve nga qytetet e Durrësit, Tetovës, Ulqinit, Bujanocit dhe Pejës filloi edicioni i 13-të të Turneut të 13-të mbarëkombëtarë të futbollit në kategorinë U-15, “Peja 2016”. Të hapur këtë manifestim gjithëkombëtarë të sportit e shpalli kryesuesi i Këshillit të komunës së Pejës Islam Husaj i cili pasi u dëshirojë mirëseardhje fëmijëve nga pesë qytetet pjesëmarrëse, falënderojë edhe drejtorët e shkollave që u kujdesën për akomodimin e fëmijëve “Turneun e shpalli të hapur, ndërsa ekipi më mirë le të fiton trofeun e 13-të me radhë” tha ai.
Koordinatori i qytetit nikoqir Aver Hysaj para të pranishmëve foli për historikun dhe rëndësinë e këtij manifestimi mbarëkombëtarë. Në emër të koordinatorëve të Turneut mbarëkombëtarë të futbollit për fëmijë U-15, “Peja 2016”pjesëmarrëse Muzafer Livoreka, uroi nikoqirët për organizimin e nivelit të lartë dhe njëherë uroi Federatën e Futbollit të Kosovës për pranimin Kosovës në të gjitha instancat e futbollit botërorë dhe evropian si anëtare barabartë “Shfrytëzojë rastin që të falënderojë familjarët pejan që hapën dyert dhe zemrat e tyre që këto katër ditë me këto fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare të festojnë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit Kombëtarë. Suksese të gjitha ekipeve” deklaroi ai. Në hapjen solemne ë emër të qyteteve pjesëmarrëse foli përfaqësuesi i Bashkisë së Durrësit, Kreshnik Leka dhe përgjegjësi i departamentit të Kulturës , Rinisë dhe Sportit në kuadër të komunës së Pejës Engelbert Zefaj.
Këtë manifestim e drejtoi zëdhënësi i manifestimit mbarëkombëtarë Shaban Sinani.
Në ditën e parë të manifestimit u zhvilluan tre ndeshje ku u shënuan këto rezultate: Peja – Durrësi 2-0, Tetova – Ulqini 4-0 dhe Durrësi – Ulqini 2-1.
Turneu vazhdon nesër me ndeshjet e dyta sipas itinerarit që e ka caktuar Këshilli Organizativ i turneut.




vvvv
reprezentacioni i tetoves

Publikuar: 24.11.2016 | 19:36
Lexuar: 7961 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime