E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për mua këto 7 vite ishin vitet më të bukura të jetës sime. Gjatë këtyre viteve ndjeja një kënaqësi dhe lumturi që nuk mund ta përshkruaj nga emocionet. Por kjo është jeta dhe të jep edhe mundesi të tjera, kam vendosur të tërhiqem prej futbollit për arsye të mos prespektivës të lartë dhe profesionit që e bëjë tani më prej 2 vitesh si nje refere.
Largohet nga futbolli por jo edhe nga terreni i gjelbërt.


FUTBOLLISTAJA E AS UNITED, BETIME ADEMI




Futbolistja 23 vjeçare e KFF AS United nga Struga, Betime Ademi pas plot shtatë viteve i tha lamtumirë futbollit. Aj në ndeshjene fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit në ligën e parë të futbollit për femara në ndeshjen Velesi – AS United me dhimbje të madhe por krenare për kontributin e saj që ka dhën në ngritjen e cilësisë dhe afirmimine futbollit të vajzave definitivisht u largua në fusha e gjelbërt.

“Futbolli ishte sporti që e doja shumë dhe e kisha pasion prej në fëmirijë, apo thënë drejtë me sport jam rritur. Për mua këto 7 vite ishin vitet më të bukura të jetës sime. Gjatë këtyre viteve ndjeja një kënaqësi dhe lumturi që nuk mund ta përshkruaj nga emocionet. Por kjo është jeta dhe të jep edhe mundesi të tjera, kam vendosur të tërhiqem prej futbollit për arsye të mos prespektivës të lartë dhe profesionit që e bëjë tani më prej 2 vitesh si nje refere. Për të patur sukses duhej të zgjidhja dhe zgjidhja më e vështir që më është dashur të bëja ishte kjo që ta largohem nga futbolli aktiv, pa marrë para sysh emocionet dhe lumturinë që më kaë dhënë gjithmon. Tani më do ti perkushtohem krejtesisht referimit, ku me punë dhe përkushtim të arrij një ditë një sukses ndërkombëtarë pra të kem shenjën me emblemen e FIFA-s.” tha e emocionuar Betime Ademi e cila nuk harojë që të falënderojë të gjithë në ekipine AS United për përkrahjen duke filluar nga drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shoqet e saj me të cilat ka ndar të mirën dhe të keqen për shtatë vite me radhë. /sh.s./


Betime  Ademi  per referimin largohet nga futbolli aktiv

Publikuar: 27.11.2016 | 22:24
Lexuar: 8986 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime