E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me anëtarësin e saj , aktivistët dhe njerëzit që kontribuojnë në të mirë të vlerave kombëtare , kjo shoqatë ka organizuar vazhdimisht seminare , tribuna , koncerte , manifestime artistike si dhe aktivitete sportive në futboll , madje kampionat shahu etj .
Shoqata kulturore ,, Shqiponja '' në Itali 11 vite na bën krenar që jemi shqiptar


Nga Italia : Avni Osmani

Aktivitetet e shqiptarëve gjithandej nëpër Evropë nuk kanë të ndalur . Sot i madh e i vogël në dorë dhe në zemër mbajnë flamurin kuq e zi , festojnë , urojnë njëri tjetrin me dëshirat më të sinqerta për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar.

Në veri të Italisë , respektivisht në regjionin Lombardia , në Costa Volpino , ekziston gati 11 vite shoqata kulturore e komunitetit shqiptar Valle Camonica -Sebino ,, Shqiponja ‘’ Aquila , e cila në gjirin e vetë ka njerz të kalibreve të ndryshme kulturo arsimore , me qëllim të mbajë gjallë identitetin kombëtar , gjuhësor si dhe luan rol të rëndësishëm në mos asimilimin e gjeneratave të reja që punojnë e veprojnë në Itali.

Me anëtarësin e saj , aktivistët dhe njerëzit që kontribuojnë në të mirë të vlerave kombëtare , kjo shoqatë ka organizuar vazhdimisht seminare , tribuna , koncerte , manifestime artistike si dhe aktivitete sportive në futboll , madje kampionat shahu etj .

Ideatorët dhe themeluesit e kësaj shoqate si Qani Golikja , Jasin Dauti , Astrit Hysko si dhe kryetarin aktual të shoqatës z. Sherif Nuredini i takova pikërisht në festën që u mbajt në provincën e Breshës respektivisht në Darfo Boario me rastin e kremtimit të 28 nëntorit.

Me një organizim profesional , ku dominonte ambienti i ngrohtë familjar , me një kolorit ngjyrash kuq e zi si dhe me një muzikë të mrekullueshme e program artistik sivjet kjo shoqatë ka shënuar festën e flamurit në lokalet e Hotel Excelsoir Palace ku morën pjesë rreth 300 persona të të gjitha grup moshave.

Në fillim si zakonisht u intonua dhe u këndua himni kombëtar , më pastaj fjalën e mori moderatorja e talentuar Zana Dauti , e cila ftoi në skenë kryesinë e ngushtë të shoqatës . Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari Sherif Nuredini i cili përshendeti të pranishmit , ndërkaq më pas prezantoi edhe të ftuarit e tjerë atë të konzullatës shqiptare si dhe përfaqësues nga komunat italiane të Costa Volpinës etj.

Programi vazhdoi me muzikë e valle , nën tingujt e muzikës me këngëtarët Elhame Ahmetaj , Bahri Rustja etj , kurse më pas edhe program artistik e kulturor me poezi nga Jasin Dauti si dhe nga shkrimtari Skender Lazaj ,pastaj koreografi vallesh si dhe recital nga aktori Avni Osmani dhe kështu për ta përfunduar ëmbëlsisht ashtu siç i ka hije kësaj feste ,nga një donacion erdhi edhe torta e pavarësisë me shqiponjën dykrenare në mes .


Publikuar: 28.11.2016 | 23:38
Lexuar: 7748 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime