E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ditë më parë Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Burdushit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.
Arrestohet Burdushi, prokuroria me detaje te reja
Policia në Prizren ka arrestuar mjeku popullor Hysri Peqani i njohur me emrin Burdushi.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, Petrit Kryeziu prokuror përgjegjës për komunikim me gazetarë në Prizren.

“Është i dyshuar për 4 vepra penale, Shmangje nga tatimi, Mashtrim, Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe armbëmbajtje pa leje”, tha Kryeziu.

Ai ka bërë me dije se Peqani është ndaluar për 48 orë.

Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit për veprën penale mashtrim.

Ai dyshohet se ka marrë nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni.

Publikuar: 16.11.2018 | 15:57
Lexuar: 233 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime