E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Washington Post: CIA konkludon se princi i Kurorës saudite urdhëroi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
CIA konkludon se princi i Kurorës saudite urdhëroi vrasjen e Khashoggit
CIA beson se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, sipas raporteve të medias amerikane, raporton Periskopi.

Burimet pranë agjencisë thanë se kishte bërë një vlerësim të detajuar të provave.

Madje, agjencia tashmë ka njoftuar edhe Qeverinë amerikane për provat që sipas tyre dëshmojnë fajësinë e Princit të Kurorës.

Deri tani nuk ka diçka zyrtare, por zyrtarët amerikanë besojnë se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e tij.

Arabia Saudite e ka quajtur pretendimin e rremë dhe këmbënguli se princi i kurorës nuk dinte asgjë për planet për vrasjen.

Arabia Saudite pas 18 ditësh kishte pranuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së vendit, në Stamboll, më datë 2 tetor të këtij viti.

Publikuar: 17.11.2018 | 09:36
Lexuar: 163 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime