E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jasa është i lindur në Kajro dhe ka filluar të mësojë piano me nënën e tij. Diplomoi në konzervatoriumin në Kajro dhe pastaj është shkruar në konzervatoriumin "Çajkovski" në Moskë.
Koncert dhe film për Frederik Shopenin në










"Vera e Ohrit" sonte në program ka dy evinimente kushtuar 200 vjetorit të lindjes së pianistit dhe kompozitorit të njohur botëror Frederik Shopen. Në Shën Sofjen nga ora 21 koncert do të mbajë pianisti egjiptian Ramzi Jasa, kurse më parë para oborrit të kishës në bashkëpunim me Ambasadën polake në Maqedoni do të shfaqet filmi "Shopen: dëshira për dashuri".

Pianisti njohur Jasa ka fituar në disa gara ndërkombëtare. Ka marrë pjesë ende drejtpërdrejt në televizion në gjithë botën, në sallën e Filharmonisë berlinase, Qendrën Kenedi, Man audiotoriumin, Muzikferin, Paolo, Tivoli, Teatri i Shanzeleize, Pallati i Kulturës. Ka performuar me orkestra të udhëhequr nga dirigjentë të njohur, si Vladimir Ashkenzai, Çarlls Grouvs, Jehudi Menjuhin, Leonard Sllatkin, Horst Shtajn.

Jasa është i lindur në Kajro dhe ka filluar të mësojë piano me nënën e tij. Diplomoi në konzervatoriumin në Kajro dhe pastaj është shkruar në konzervatoriumin "Çajkovski" në Moskë. Audiot e tij përshijnë vepra të Çajkovskit, Prokofjev, Shopen dhe koncertet për piano të Betovenit. Është fitues i medaljes komemorative "Francs List" me rastin e 100 vjetorit nga vdekja e kompozitorit.

Jasa ka marrë pjesë si artist dhe orator në ngjarje të organizuara nga UNESKO. Ai është edhe profesor i pianos dhe shtatë vite është drejtor artistik i Qendrës muzikore internacionale në Pallatin e Manastrelit në Kajro.

Publikuar: 12.08.2010 | 02:41
Lexuar: 1642 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime