E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qyteti i Gostivarit gjithnjë ka pasur sportist të mirë dhe na do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të nxjerrim sportist të cilët do të na prezantojnë qoftë në garat evropiane qoftë në garat botërore, kurse Beratit si sportist i dalluar i cili arriti ta mbroj titullin kampion evropian do ti kisha dëshiruar sukses dhe shëndet në të ardhmen.
Kampioni Jakupi shpërblehet nga Gostivari
















Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij trajnerin e Klubit të Karatesë “Fati” nga Gostivari Arlind Useini dhe Karateistin nga Gostivari Berat Jakupi, i cili fitoi titullin Kampion Evropian në kategorinë e tij, në Kampionatin Evropian në karate që u mbajt në Paris të Francës. Kryetari Bejta kampionit evropian Berat Jakupi i dhuroi shpërblim në të holla, kurse trajnerit të KK”Fati Arlind Useini i dhuroi simbolin e qytetit të Gostivarit.

“Qyteti i Gostivarit gjithnjë ka pasur sportist të mirë dhe na do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të nxjerrim sportist të cilët do të na prezantojnë qoftë në garat evropiane qoftë në garat botërore, kurse Beratit si sportist i dalluar i cili arriti ta mbroj titullin kampion evropian do ti kisha dëshiruar sukses dhe shëndet në të ardhmen. Për sukseset që i ka a arritur klubi i karatesë “Fati” i dhuruam simbolin e qytetit të Gostivarit që ka një domethënie të madhe.

Të gjitha rezultatet që janë arritur, janë arritur në suaza të KK”Fati” në Gostivar dhe i ndamë një shpërblim financiar mbi 20 mijë denar, besoj se edhe në të ardhmen do ti ndajmë mjete aq sa do të kemi mundësi nga buxheti i komunës dhe nuk do të rrimë anësh për sportistet që me sakrificë mbrojnë vlerat e Komunë së Gostivarit” tha Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta.

“Kryetari gjithnjë ka përkrahur sportin posaçërisht sportin e karatesë. Berati u shpall sportist i vitit 2008, po ashtu kryetari e shpërbleu me shumë të hollash Beratin. Shpresojmë që në nëntor është edhe kampionati botëror i Beratit. Nuk kam fjalë të tjera përveç fjalëve të mira për kryetarin” deklaroi Trajneri i KK”Fati” nga Gostivari Arlind Useini.“Unë jam krenar që jam kampion Evrope.

Nuk ishte e lehtë që të arrijë në finale dhe të mbroj titullin kampion i Evropës. Luftën e parë e kisha me karateistin nga Bosnja dhe Hercegovina të cilin e fitova me rezultat 7:1, i dyti ishte nga Mali i Zi dhe e fitova me rezultat 8:2, kurse i treti ishte nga Spanja dhe e fitova me rezultat 8:4, kurse ne finale u ndesha me karateist Holandez, dhe ishte një luftë shumë e rëndë për mua sepse kundërshtari im ishte shumë i përgatitur, por unë ja arrita qëllimit që ta fitoj me rezultat 1:0” u shpreh Kampioni Evropian nga Parisi Berat Jakupi. Berat Jakupi sfidën e radhës do ta ketë në vjeshtë ku do të luftojë për të fituar titullin kampion botëror.


Publikuar: 12.02.2009 | 11:43
Lexuar: 5433 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime