E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pjesën e parë Bajerni u përpoq të bënte dicka për të fituar këtë ndeshje por futbollistët e tij u treguan të pasaktë përballë portës së Dortmund në rastet e krijuara.
Dështon Bajern, barazon Werder





Bajerni i Mynihut vazhdon të hasë vështirësi për të gjetur ritmin e tij në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e javës së shtatë skuadra bavareze është mundur nga Borusia Dortmund me rezultatin 2-0 duke e parë veten në një gjendje kritike.

Në pjesën e parë Bajerni u përpoq të bënte dicka për të fituar këtë ndeshje por futbollistët e tij u treguan të pasaktë përballë portës së Dortmund në rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë Borusia e ndëshkoi Bajernin fillimisht me anë të Barrios në minutën e 52 dhe më pas me Nuri Shahin në të 61.
Me këtë fitore Dortmund vazhdon të jetë në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Bajern mbetet në kuotën e 8 pikëve.

Bajer Leverkusen evitoi një humbje ndaj Verder Bremen duke e mbyllur këtë takim me rezultatin e barabartë 2-2 dhe duke marrë 1 pikë që e lë në vendin e katërt.

Ejntrahti i Frankfurtit mori një fitore të rëndësishme ndaj Shtutgartit. Gekas dhe Kris shënuan për Frankfurt, ndërsa për Shtutgart shkurtoi diferencën Pogrebnjak.

Publikuar: 04.10.2010 | 08:38
Lexuar: 964 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime