E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shprehjet fashizoide kundër shqiptarëve, Kosovës dhe djegia e flamurit kombëtar të shqiptarëve shfaq barbarinë serbe që akoma nuk ka evoluar në hap me civilizimin botëror dhe rikthehet në sjelljet shtazarake të paraardhësve të tyre nga shekulli i VII gjatë dyndjes së popujve sllav në Ballkan dhe shkatërimit të civilizimit ilir në këto troje.
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër ksenofobinë serbe, policia arreston huliganët










Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon ashpër ksenofobinë serbe të shfaqur nëpërmjet djegies së flamurit kombëtar shqiptar nga huliganët serb në shkallët e stadiumit “Marassi” në Genoa të Italisë ku po luhej ndeshja midis kombëtarëve të Italisë dhe Sërbisë.

Shprehjet fashizoide kundër shqiptarëve, Kosovës dhe djegia e flamurit kombëtar të shqiptarëve shfaq barbarinë serbe që akoma nuk ka evoluar në hap me civilizimin botëror dhe rikthehet në sjelljet shtazarake të paraardhësve të tyre nga shekulli i VII gjatë dyndjes së popujve sllav në Ballkan dhe shkatërimit të civilizimit ilir në këto troje.

Lëvizja ZGJOHU! fton organizatat brenda forumit tonë të shoqërisë civile që bashkarisht të shqyrtojmë mundësinë e organizimit të protestës para ambasadës së Serbisë në Shkup, kundër kësaj shprehjeje të urrejtjes ndaj popullit autokton shqiptar dhe fton të gjitha partitë politike shqiptare, intelektualët dhe mediat që të bashkangjiten në ngritjen e zërit kundër ksenofobisë serbe.
Policia italiane arreston serbin qe dogji flamurin shqiptar


Policia italiane arreston serbin qe dogji flamurin shqiptar

Nje dite pas revoltes të tipit guerril të tifozëve serbë në ndeshjen Itali-Serbi.

Ambasadorja e Beogradit në Romë i kërkon ndjesë Italisë: Na vjen turp. Policia arrestoi 17 ultras, mes tyre dhe serbin që dogji flamurin shqiptar.

Incidentet vazhduan deri në orën 02.00 të së mërkurës Prandeli:S'kam parë kurrë një gjë të tillë

Publikuar: 13.10.2010 | 13:31
Lexuar: 4027 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
furkan (13/10/2010 15:24:26) :D:D:D Turppppi madh gjaurave

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime