E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edicioni sivjetshëm, i cili është i teti me radhë për film dhe teatër “Skena Up”, do të mbahet duke nisur nga data 3 e do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Drejtori i këtij festivali, Arben Zharku, për gazetën “Kosova Sot”, u shpreh se ata janë në vlugun e punës.
Interesim rekord për ‘Skena UP 2010’





“Tani jemi në vlugun më të madh të punës, programi i filmit dhe teatrit ka mbaruar dhe si çdo vjet kemi një rritje shumë të madhe të konkurrimit, e që kjo po rezulton me kualitet shumë më të lartë të programit të sivjetmë. Gjithashtu, kemi një interesim shumë të madh edhe të mysafirëve specialë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij edicioni”, thotë Zharku. Sikur çdo vit, edhe këtë vit në këtë festival do të ketë risi të shumta.

“Si çdo vit, krahas programit tradicional të filmit dhe teatrit për studentë, ne mundohemi të mbulojmë edhe shumë fusha të tjera të artit, për të cilat kanë nevojë më shumë krijuesit e filmit dhe teatrit. Sivjet studentët e gazetarisë dhe të dramaturgjisë do të kenë një rast të veçantë për të marrë pjesë në një trajnim 10 ditor me tre ekspertë holandez të kritikës teatrore”, u shpreh Arben Zharku. Ai tutje shton se ky program tenton të rrisë nivelin e kritikës teatrore në Kosovë dhe rajon.

S’do të mungojnë edhe risi të tjera që do të prezantohen edhe më vonë”, shton Zharku. Siç e pohoi drejtori i festivalit, tashmë është konfirmuar ardhja e producentit Jan Harlan, i cili i ka bërë shumicën e filmave të Stanley Kubrik. Ai gjithashtu ka punuar edhe me regjisorin e njohur Steven Spilberg dhe regjisorë të tjerë. Jan Harlan do të mbaj edhe një ligjëratë mbi eksperiencën e tij me regjisorin e famshëm Kubrick. Festivali “Skena Up” sivjet do të njohë një rekord të ri, sepse nga 500 filma nga mbarë bota do të përzgjedhen me të mirët.

“Ka pasur një interesim rekord, mbi 500 filma nga mbarë bota kanë konkurruar. Gjithashtu, edhe për program të teatrit ka pasur interesim të jashtëzakonisht, ku rreth 50 shfaqje kanë konkurruar për këtë edicion dhe 15 prej tyre do të jenë pjesë e programit të sivjetshëm, ndërsa rreth 100 filma do të jenë pjesë e seksioneve të ndryshme të programit të filmit”, bëri të ditur Arben Zharku. Sikur çdo festival tjetër, edhe ky festival do të ketë juri, të cilën do ta kryesojë Jan Harlan, kurse katër anëtarët tjerë do të bëhen të ditur më vonë. Edhe sivjet baza e programit “Skena Up” do të jetë e njëjtë sikur viteve të kaluara, por do të ketë shumë freski të tjera. “Do të ketë risi me programe të ndryshme.

Do të ketë punëtori dhe ligjërata të ndryshme me ekspertë dhe programe speciale, siç është ai “ExYU Generation Next”, një program i udhëhequr nga Bernd Buder, elektor nga festivali i filmit “Berlinale”, ku si fokus i këtij programi janë regjisorët debutues të vendeve të ish-Jugosllavisë”, tha Arben Zharku, drejtor i festivalit “Skena Up”. Edhe sivjet “Skena Up” do të mbahet në objektet e njëjta, sikur viteve të kaluara, pra në kinemanë “ABC”, në Teatrin Kombëtar, në teatrin ‘Oda’ dhe në teatrin “Dodona”. (kosovat sot)

Publikuar: 03.11.2010 | 13:55
Lexuar: 1354 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime