E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Shtëpia e famshme e Gladiatorëve me sipërfaqe prej 80 metra katrorë që ndodhej në rrugën kryesore të këtij qyteti kanë mbetur vetëm rrënojat.
Rrëzohet “Shtëpia e Gladiatorëve” në Pompei



Është rrëzuar “Shtëpia e Gladiatorëve”, njëra prej atraksioneve më të mëdha të qytetit të lashtë Pompei, e vjetër rreth 2 mijë vjet. Besohet se shirat e fuqishëm janë fajtore për rrëzimin e saj.

Roberto Keki, zyrtar i Ministrisë së Kulturës, tha se analizat e para tregojnë se janë ruajtur pjesët e freskave në muret e poshtme të shtëpisë. Arkeologët dhe historianët e artit përsëritën se problem konstant për ruajtjen e Pompeit janë mungesa e financave, udhëheqja e dobët dhe plaçkitja.

Nga Shtëpia e famshme e Gladiatorëve me sipërfaqe prej 80 metra katrorë që ndodhej në rrugën kryesore të këtij qyteti kanë mbetur vetëm rrënojat.

Besohet se Gladiatorët ishin mbledhur në këtë shtëpi si në një lloj të klubit ku ushtronin dhe shkonin në arenën e afërt. Qeveria e Italisë në qershor 2008 shpalli gjendje të jashtëzakonshme për Pompei shkaku i shkatërrimi të këtij qyteti, duke paralajmëruar se një intervenim është tejet i domosdoshëm.

Publikuar: 07.11.2010 | 14:40
Lexuar: 1520 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime