E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në dokumentin e titulluar si "Strategjia për zgjerim dhe sfidat themelore 2010-2012", ceket se kriza ekonomike i ka goditur të gjitha vendet e përfshira me procesin e zgjerimit, por me atë rast është reflektuar në mënyra të ndryshme në secilën prej tyre.
KE: Zgjerimi varet nga financat







- Kriza ekonomike është një nga sfidat kryesore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, theksohet në dokumentin, të cilin Komisioni Evropian ia dërgon sot Këshillit të BE-së, së bashku me raportet për përparimin e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi, Turqisë dhe Islandës në rrugën drejt anëtarësimit në Union.

Në dokumentin e titulluar si "Strategjia për zgjerim dhe sfidat themelore 2010-2012", ceket se kriza ekonomike i ka goditur të gjitha vendet e përfshira me procesin e zgjerimit, por me atë rast është reflektuar në mënyra të ndryshme në secilën prej tyre.

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova janë dobët të prekura, duke pasë parasysh atë që ato janë më së paku të varura nga eksporti dhe tregjet e tyre të brendshme janë të ruajtura. Nga ana tjetër, ndërkaq, Kroacia, Serbia dhe Turqia, të cilat janë më të integruara në tregun botëror, janë rëndë të goditura. Mali i Zi ishte rëndë i prekur nga kriza për shkak të varshmërisë nga financimi i jashtëm dhe nga sektorët e rinj, ndërsa në Bosnjë e hercegovinë efekti nga kriza ishte përforcuar nga politikat prociklike dhe nga subvencionet e mëdha dhe shpenzimet e mëdha buxhetore, thekson KE-ja.

Komisioni vëren "shenja modeste" në ripërtëritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas KE-së, kërkesa e brendshme akoma është e dobët, në çka ndikojnë kushtet e përkeqësuara për marrjen e kredive dhe papunësia konstante.

Në dokument theksohet se njëkohësisht ripërtëritja ekonomike shënon përparim të serioz në Turqi, e cila ka dobi nga konsolidimi fiskal dhe ristrukturimi i sistemit bankar në fillim të kësaj dekade.

Islanda edhe më tej pëson nga kriza financiare botërore dhe rrëzimi i sistemit bankar.

"Financat shtetërore në vendet, e përfshira me procesin e zgjerimit, mbeten nën presion. Edhe krahas borxhit të vogël mesatar të jashtëm, ekspanzioni financiar në periudhën e zhvillimit të furishëm e përfprcoi ndjeshmërinë dhe varshmërinë e këtyre vendeve, me përjashtim të Turqisë, nga kriza globale financiare", thuhet në dokument.

KE përmend se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë vendosur masa për kursim, përfshirë edhe ribalanc të buxhetit, por megjithatë ato nuk ishin të mjaftueshme për të pamundësuar rritjen e mëtejme të deficitit buxhetor.

Komisioni konkludon se arritja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe konvergjenca reale do të jetë e mundur me vendosjen e reformave të reja strukturore dhe udhëheqjen e politikave të kujdeshme financiare.

Publikuar: 09.11.2010 | 17:15
Lexuar: 1182 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime