E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Aplikova vitin e kaluar për një film dokumentar. Ky film trajton një temë shumë të dhimbshme të shqiptarëve të Maqedonisë por jo vetëm të Maqedonisë por të të gjitha hapësirave shqiptare. Me theks të veçantë kam punuar për rajonin e Pollogut, për shpërnguljen e shqiptarëve pas luftës së dytë botërore sidomos pas viteve 1953..” tha Senad Abdyli – regjisor.
Ministria e Kulturës, 110 milion denarë për Fondin e Filimit








110 milion denarë është buxheti vjetor i Fondit të Filmit, i ndarë nga Ministria e Kulturës, në tre vitet e fundit, nga 2008-a deri në 2011. Në llogaridhënien për Fondin e Filmit, ministrja Elizabeta Kançevska-Milevska tha se edhe gjatë këtij viti dikasteri i saj do të vazhdojë të mbështesë produksionet dhe regjisorët.

“Filma me metrazh të gjatë që janë të përfunduar, janë 12, pikërisht ‘Sozrecanie’ i regjisorit Ivo Trajkov, Lindje-Perendim-Lindje nga regjisori Gjergj Xhuvani, ‘Toka ndërmjet kufijve’ i regjisorit Arben Kastrati, ‘Lufta Mbaroi’ i regjisorit nga Mitko Panov, ‘Disa tregime ndryshe’ i regjisores Marija Gjigjova, ‘Panku nuk ka vdekur’ i regjisorit Vlladimir Bllazhevski, dhe filmi ‘Ky nuk është film amerikan’ i regjisorit Sasho Pavllovskit” tha Elizabeta Kançevska-Milevska, Ministre e Kulturës.

Edhe regjisorët dhe aktorët shqiptarë shprehen të kënaqur përsa i përket ndarjes së këtyre fondeve. Regjisori Senad Abyli thotë se një pjesë e dokumentarit të tij është financuar nga Ministria e Kulturës.

“Aplikova vitin e kaluar për një film dokumentar. Ky film trajton një temë shumë të dhimbshme të shqiptarëve të Maqedonisë por jo vetëm të Maqedonisë por të të gjitha hapësirave shqiptare. Me theks të veçantë kam punuar për rajonin e Pollogut, për shpërnguljen e shqiptarëve pas luftës së dytë botërore sidomos pas viteve 1953..” tha Senad Abdyli – regjisor.

“Kjo hapi një mundësi të madhe edhe për autorët shqiptar. Një, është se u rit buxheti dhe e dyta është se fondi i filmit tregoi një gjerësi dhe mirëkuptim se duhet të zhvillohen edhe autorët shqiptarë dhe jo vetëm kjo, por u financuan edhe filma që nuk kanë të bëjnë aspak me Maqedoninë siç është filmi i Gjergj Xhuvanit që fitoi 250 mijë euro dhe bëhet fjalë për film shqiptar...” tha Visar Vishka, aktor.

Për 3 vitet e fundit në Maqedoni janë financuar 79 projekte prej të cilave 27 filma me metrazh të gjatë, 20 filma me metrazh të shkurtër, 25 filma dokumentar dhe 7 të animuar. Prej tyre gjithsej janë përfunduar 36 filma prej të cilëve 12 me metrazh të gjatë, 13 filma dokumentar, 8 filma me metrazh të shkurtër dhe 2 filma të animuar.

Valmir Kuçi

Publikuar: 30.01.2011 | 16:37
Lexuar: 1574 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime