E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të lutem merr ilaçet në kohë” – Shumica e pacientëve nuk janë të rregullt në marrjen e ilaçeve, për këtë arsye, fraza të “lutem merr ilaçet sipas porosive” është më e lodhshmja dhe e përsëritura prej mjekëve.
Pesë frazat që mjekët s’duan të përsërisin






Ka disa gjëra që doktorët nuk dëshirojnë të përsërisin vazhdimisht. Një revistë amerikane intervistoi disa dhjetëra mjekë dhe publikoi vështirësitë në marrëdhëniet e tyre me pacientët.

Kjo është një listë e atyre gjërave që doktorët nuk dëshirojnë të përsërisin, por edhe e atyre gjërave që ata dëshirojnë që pacientët të dijnë paraprakisht kur shkojnë për t’u vizituar apo gjatë mjekimit.

”Të lutem merr ilaçet në kohë” – Shumica e pacientëve nuk janë të rregullt në marrjen e ilaçeve, për këtë arsye, fraza të “lutem merr ilaçet sipas porosive” është më e lodhshmja dhe e përsëritura prej mjekëve.

Një pjesë e mirë e efekteve anësore, varen nga mënyra se si konsumohen ilaçet. Përshembull, nëse një mjek kërkon pirjen e barnave përpara buke dhe pacienti e bën këtë pas, ka më shumë gjasa që efektet anësore të shfaqen.

”Dhembja nuk zhduket menjëherë” – Nga përvoja e tyre, mjekët e dinë se një pjesë e mirë e pacientëve neglizhentë, shkojën tek ata vetëm kur kanë dhembje të forta. Të gjithë kërkojnë që t’i jepen mjekime që të zhdukin menjëherë dhembjet.

Për mjekët, është e lodhshme të përsërisin dhe të shpjegojnë se ato nuk mund të zhduken me një shkop magjik. Dhembja është një reagim i sistemit tonë nervor, i cili shërben si sinjalizues që diçka është duke shkuar keq në trupin tonë.

Ajo mund të eliminohet plotësisht vetëm me kurimin e plotë, ndërsa qetësuesit shërbejnë vetëm për të mpirë përkohësisht sistemin nervor qëndror.

”Mba shënim mjekimet që merr” – Të sëmurët, sidomos ata në mosha të thyera, shpesh herë kanë nevojë për asistencë për pirjen e ilaçeve. Shumë prej tyre, e kanë të vështirë të kujtojnë oraret apo orën kur kanë pirë për hërë të fundit barnat.

Sipas mjekëve të intervistuar, një këshillë që ata japin shpesh është ajo e mbajtjes shënim të orës kur pihen ilaçet apo vendosja e zileve në celular kur ato duhet të pihen herën e ardhshme. Kjo do të ndihmojë dukshëm për të mos pësuar ngatërresa.

”Interneti nuk të bën mjek” – Me avancimin e teknologjisë është shumë e thjeshtë për njerëzit e thjeshtë të lexojnë rreth patalogjive të tyre apo simptomave me të cilat lidhen sëmundje të ndryshme.

Për këtë arsye, janë rritur drastikisht numri i njerëzve që kur shkojnë tek mjeku i tregojnë këtij të fundit se nga se vuajnë. Doktorëve u mbetet vetëm të përsërisin se me mijëra sëmundje shkaktojnë të njëjtat dhembje, prandaj “të lexosh në internet nuk të bën vetë mjek”.

”Farmacisti shpesh herë e ka gabim” – Ndërsa mjekët këshillojnë marrjen e një mjekimi të caktuar, shpesh herë, pacientët reagojnë duke thënë se farmacistët e kanë këshilluar ndryshe.

Ajo që mjekët duhet të përsërisin vazhdimisht, është që farmacistët shpesh herë pëlqejnë të tejkalojnë komptenecat e detyrës së tyre. Ata nuk janë njerëzit e specializuar për caktimin e mjekimeve.

Mjeku ka më shumë njohuri mbi mjekimet që duhen përdorur, prandaj receta e tij duhet zbatohen në mënyrë të përpiktë dhe jo siç ndodh shpesh, me farmacistët që japin ilaçe të tjera të ngjashme apo ndryshojnë kohën kur duhen konsumuar barnat.

Publikuar: 16.02.2011 | 11:32
Lexuar: 1104 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime