E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dje në orët e vona të mbrëmjes filmi shqiptaro- amerikan që trajton gjakmarrjen “Falja e gjakut” ka marrë çmimin Special të Berlinales. Ndërkaq, filmi “Aministia” i Bujar Alimanit mori çmimin “C.I.C.A.E.” Këto vlerësime janë dhënë nga juria e pavarur.
“Falja e Gjakut” çmim special në Berlinale











Në Festivalin e Berlinit, me “Falja e Gjakut” u shfaq dje këndvështrimi i regjisorit amerikan Joshua Marston mbi Shqipërinë.

Filmi, i cili mbylli fazën e konkurrimit, bën fjalë për jetën e vështirë të një të riu shqiptar, Nik, i interpretuar nga Tristan Halilaj.

Nik, i sapodiplomuar, synon të hapë një internet-kafe, por do t’i duhet të përballet me kodin e shekullit të pesëmbëdhjetë, Kanunin, që për fat të keq vazhdon të zbatohet.

Dje në orët e vona të mbrëmjes filmi shqiptaro- amerikan që trajton gjakmarrjen “Falja e gjakut” ka marrë çmimin Special të Berlinales. Ndërkaq, filmi “Aministia” i Bujar Alimanit mori çmimin “C.I.C.A.E.” Këto vlerësime janë dhënë nga juria e pavarur.

“Për mua, filmi është një histori rreth konfliktit mes brezave, veçanërisht në një shoqëri që po përjeton periudhën e tranzicionit", - ka thënë Marston në një konferencë shtypi në Berlin. Teksa foli për filmin e tij "Falja e gjakut", që ka marrë jetë në Shqipëri ashtu sikundër trajton një histori shqiptare, ai i është përgjigjur interesit të medias së huaj mbi filmin e Shqipërinë. "Kanuni nuk është përdorur dhe aq shumë këto kohë, po ka ende familje që janë shumë të lidhura me të.

Është diçka që i takon së kaluarës", - tha ndër të tjera aktori Tristan Halilaj. Ndërkohë që filmi është pritur mirë në shfaqjen për shtypin, siç raporton AFP, regjisori Joshua Marston ka vënë theksin tek fakti që ai nuk ka dashur të dëmtojë imazhin e vendit tonë duke folur për gjakmarrjen.

"Dua të përsëris që të jem i qartë. Nuk është një film që përpiqet ta tregojë Shqipërinë si një vend mesjetar. Përkundrazi, po përpiqem të them se Shqipëria është një vend modern që po kalon kohë të vështira", - tha Marston duke iu përgjigjur interesit të medias. "

Joshua Marston, në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse. Niku, një 17- vjeçar nga veriu i Shqipërisë, është në klasën e fundit të gjimnazit. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë dhe ëndërron që me të mbaruar shkollën të hapë një kafene me internet.

Edhe Rudina, e motra, e cila është 15-vjeçare, ëndërron të vazhdojë universitetin kur të përfundojë gjimnazin. Por befas ndodh diçka që do t'ua ndryshojë jetën dy të rinjve. Familja, pas një grindjeje të ashpër për tokën kryen një vrasje. Niku dhe Rudina bien në rrethin vicioz të gjakmarrjes. Ndërsa Niku, i cili sipas kanunit duhet të rrijë i ngujuar, bie në depresion, Rudina, e cila merr në dorë biznesin e të atit, sa vjen e forcohet.

Joshua Marston nuk donte të bënte një film për gjakmarrjen, por për konfliktin mes të resë dhe të vjetrës. "Për mua është një histori për konfliktet ndërmjet brezave, të resë dhe të vjetrës".

Publikuar: 20.02.2011 | 11:09
Lexuar: 2153 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime