E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Vendosa që këtë film t'ia kushtoj kolegut tim dhe Shqipërisë, kur kuptova sesa e rëndësishme ishte për ta tradita. Në Shqipëri disa kode zakonore kanë ende vlerë dhe fëmijët hyjnë shpejt në botën e të rriturve dhe rregullave të tyre", tha Marston pas tërheqjes së çmimit.
Joshua Marston ia dedikon Shqipërisë çmimin e Berlinales








Joshua Marston, regjisori dhe njëkohësisht një nga skenaristët e filmit "Falja e gjakut", ia ka dedikur Shqipërisë çmimin e fituar në Berlinale, pas tërheqjes së "Ariut të Argjëndë" për skenarin më të mirë.

Marston e ka shkruar skenarin në bashkëpunim me Andamion Murataj dhe është shprehur shumë entuziast që po e ndan këtë çmim me të, pasi, sipas tij, pasqyron shumë mirë bashkëpunimin e mrekullueshëm midis tyre.

"Vendosa që këtë film t'ia kushtoj kolegut tim dhe Shqipërisë, kur kuptova sesa e rëndësishme ishte për ta tradita. Në Shqipëri disa kode zakonore kanë ende vlerë dhe fëmijët hyjnë shpejt në botën e të rriturve dhe rregullave të tyre", tha Marston pas tërheqjes së çmimit.

Filmi shqiptaro-amerikan, që jo vetëm ka skenar shqiptar, po flet shqip dhe interpretohet nga aktorë shqiptarë, fitoi edhe Çmimin Special, një çmim i dhënë nga Juria e Pavarur e Berlinales.

Joshua Marston u shpreh për mediat se interesi i tij ishte që të fotografonte jetën e disa adoleshentëve që silleshin si të rritur, duke u udhëhequr nga koncepti i ndershmërisë dhe besës si dhe dëshirës për hakmarrje.

"Nuk është një film që përpiqet ta tregojë Shqipërinë si një vend mesjetar. Përkundrazi, po përpiqem të them se Shqipëria është një vend modern, që po kalon kohë të vështira", tha Marston.

Regjisori amerikan është njohur në Shqipëri si pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, të zhvilluar në Akademinë e Filmit dhe Multimedias 'Marubi'.

Në një intervistë për ATSH-në, kur ai konkurronte në këtë festival me "Maria full of grace", Marston është shprehur se Shqipëria i dukej një vënd interesant dhe ishte duke kryer disa kërkime për të realizuar një film me subjekt shqiptar.

"Dua të realizoj një film mbi familjet që jetojnë të ngujuara. Këndvështrimi që dua të sjell është se fëmijët apo të rinjtë e ngujuar, mbyllen në shtëpitë e tyre sipas një kanuni të vjetër, ndërkohë që ata kanë mundësi të komunikojnë me botën jashtë nëpërmjet teknologjive të reja si telefoni celular apo interneti", ka thënë Marston për ATSH.

"Falja e gjakut", që trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje, i filloi xhirimet në maj 2010 në Shkodër për t'i përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Në rolet kryesore nterpretojnë aktorët nga Kosova Ilire Vinca- Çelaj, Çun Lajçi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, etj.

Publikuar: 22.02.2011 | 09:24
Lexuar: 1597 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
zeqir sulemani (25/02/2011 06:36:17) nje permirsim te vogel: rolet kryesore jane nga Tristan Halilaj, Sindi Lacej dhe i madhi dhe i nderuari Refet Abazi

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime