E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë sugjeron vepra e shkrimtares “Monica Ali”, e cila në librin e saj “Untold Story” ka provuar të imagjinojë se çfarë do të kishte ndodhur me jetën e Princeshës, nëse ajo nuk do të kishte mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në Paris, në gusht 1997.
Princeshë Diana është gjallë në një ishull










Pricesha Diana e Uellsit është gjallë dhe ndjek e lumtur nga ndonjë vend tropikal, ku jeton e izoluar me veten dhe pak miq të besuar, përgatitjet e djalit të saj William për martesë.

Këtë sugjeron vepra e shkrimtares “Monica Ali”, e cila në librin e saj “Untold Story” ka provuar të imagjinojë se çfarë do të kishte ndodhur me jetën e Princeshës, nëse ajo nuk do të kishte mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në Paris, në gusht 1997.

Sipas këtij libri, vdekja është e gjitha një sajesë, ndërsa Diana, e lodhur nga përndjekja e vazhdueshme e medias, është izoluar përgjithmonë në ndonjë vend të largët dhe të izoluar në botë.

Ajo vazhdon të mbajë kontakte edhe me djemtë e saj, të cilët gjithsesi nuk mund t’i takojë dot ose mbase i sheh ndonjëherë, pasi ka ndryshuar tërësisht pamjen nëpërmjet një operacioni plastik.

Në novelën e Monica Ali, flitet për një tjetër Princeshë, e quajtur Lidia, por siç pranon edhe shkrimtarja në hyrjen e librit, bëhet fjalë për një vepër fantashkencë, e bazuar tërësisht mbi nënën e Mbretit të ardhshëm të Anglisë.

Ndonëse kritika i ka rezervuar disa vlerësime të ulta punës së saj, duket se libri do të jetë i destinuar të shndërrohet në një “best-seller”.
Vendos ne Facebook9

Publikuar: 19.03.2011 | 00:08
Lexuar: 2296 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime