E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i përbashkët i qeverive të Maqedonisë dhe të Francës është përforcimi i kapaciteteve të administratës së Maqedonisë në drejtim që kur Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së të ketë një administratë moderen, efektive dhe profesionale.
Hapet konferenca


Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski dhe ambasadori i Republikës së Francës Zhan Klod Shlumberzhe, në prani të shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian ambasadorit Peter Sorensen sot e hapën konferencën "Fondet e BE-së-strategji dhe instrumente komunikimi", në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane dhe Ambasadës franceze në Maqedoni, në kuadër të Programit për shkollë të lartë administrative.

Qëllimi i përbashkët i qeverive të Maqedonisë dhe të Francës është përforcimi i kapaciteteve të administratës së Maqedonisë në drejtim që kur Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së të ketë një administratë moderen, efektive dhe profesionale.

Bashkëpunimi me Francën në vitet e kaluara, theksoi në fjalimin e tij Naumovski, në pjesën më të madhe është orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve të administratës së Maqedonisë dhe investimit në kapitalin njeri, përmes transmetimit të përvojave franceze dhe modelit të funksionimit të administratës franceze, patjetër nën parashjenjën BE.

Përforcimi i kapaciteteve administrative, veçanërisht në fazën parahyrëse për anëtarësim në BE, për Qeverinë është me rëndësi të veçnatë, theksoi nënkryministri Naumovski duke thënë se nëpunësit shtetërorë që do të marrin pjesë në këtë seminar që do të mbahet nesër në Sekretariatin e çështjeve evropian, do t'i mundësojë edhe zbatimin praktik të dijeve të fituara.

Inkuadrimi i SÇE-së, si bartës i aktiviteteve në drejtim të përforcimit të mëtejshëm të kapaciteteve administrative të shtetit paraqet një sfidë dhe një përgjegjësi akoma edhe më të madhe në realizimin e përcaktimit strategjik të Qeverisë për ndërtimin e një shërbimi shtetëror profesional, efektiv dhe modern, theksoi nënkryministri Naumovski.

Ambasadori Shlumberzhe theksoi se thellohet dhe vendoset një bashkëpunim edhe më i ngushtë me SÇE-në i cili mundëson shqyrtimin e problematikave evropiane. Në kuadër të integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE vendosen edhe fondet IPA, ndërsa qëllim i përbashkët është të komunikohet si duhet për dhe me këtë instrument financiar.

Publikuar: 04.04.2011 | 13:38
Lexuar: 1085 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime