E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Shkëndija" bashkë me KF "Prishtina" kanë qenë dy klubet simotra që gjithmonë në shkallët e stadiumeve grumbullonin të rinj, që përveç tifos që bënin për klubet e zemrës, kanë punuar edhe për avancimin e çështjes shqiptare.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti takohet me tifozët e KF


Sot, në selinë e BDI-së në Tetovë, tifozët e KF Shkëndija "Ballistët" u takuan me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së me këtë rast, duke i falënderuar tifozët e KF "Shkëndija", foli për rëndësinë dhe rolin që ka luajtur klubi "Shkëndija", ku përveç që si klub fudbollistik ka grumbulluar sportistët më të mirë shqiptarë, ka luajtur edhe rol shumë të rëndësishëm në ngritje e vetëdijes kombëtare dhe afirmimin e sportit dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

"Shkëndija" bashkë me KF "Prishtina" kanë qenë dy klubet simotra që gjithmonë në shkallët e stadiumeve grumbullonin të rinj, që përveç tifos që bënin për klubet e zemrës, kanë punuar edhe për avancimin e çështjes shqiptare.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti takohet me tifozët e KF Shkëndija

"Prandaj, sistemi i atëhershëm shpeshherë e ndalonte pjesëmarrjen e tyre në ndeshjet fudbollistike", tha Ahmeti.

Përfaqësuesit e "Ballistëve" falënderuan kryetarin e BDI-së për kontributin e tij dhe të BDI-së për avancimin e sportit shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti për përkrahjen e përhershme që i është dhënë atyre.

"Ashtu siç KF 'Shkëndija' i radhit fitoret një pas një, ashtu dëshirojmë që edhe shqiptarët nën udhëheqjen e Ali Ahmetit të radhisin fitore", u shpreh përfaqësuesi i "Ballistëve".

Ata në shenjë respekti dhe në shenjë falënderimi i dhuruan kryetarit Ali Ahmeti fanellën e KF "Shkëndija" me numrin 7.

Publikuar: 17.05.2011 | 15:33
Lexuar: 3563 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime