E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thellësia e shpirtit krijues i Omer Kaleshit, lartësia e gjenialitetit të tij, gjërësia e domethënies së veprës së tij, që nuk është vetëm vlerë ballkanike por edhe botërore, krahas metropoleve të botës tani gjendet edhe para artëdashësve të Tetovës.
Omer Kaleshi: “Kokat nuk sosen së maroumi









Omer Kaleshi me ekspozitë personale së shpejti edhe në Tetovë

Sadije Aliti


Mbrëmja e fundit e qershorit shënoi një eveniment të rëndësishëm për kulturën shqiptare në Tetovë. Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike me një kolirit e gërshetim të pasur artistik, fjalë arti e kënge, vepra e interpretime muzikore. Veprat e Kaleshit gjenden në shumë metropole të botës, ato tani gjenden edhe në Galerinë e arteve në Tetovë.

Thellësia e shpirtit krijues i Omer Kaleshit, lartësia e gjenialitetit të tij, gjërësia e domethënies së veprës së tij, që nuk është vetëm vlerë ballkanike por edhe botërore, krahas metropoleve të botës tani gjendet edhe para artëdashësve të Tetovës. Prania e përfaqësuesve të jetës kulturore e artistike, njohës të veprës së Kaleshit, studentë e qytetarë e nderuan këtë piktor shqiptar.

“Ndihem shumë i emocionuar në Tetovë, do të bëj edhe një ekspozitë personale këtu në këtë ambient interesant për pikturën, më befasoi kjo galeri artistike, Tetova bën pjesë në qytetet që unë kam lidhje, një mozaik i vogël qytetesh që kanë domethënie për mua,unë do të ndihem edhe si tetovar” -tha mes tjerash Omer Kaleshi në fjalën e tij përshëndetëse.

Përmes shiriti të filmit dokumentar për disa minuta u shfaq jeta dhe vepra e këtij mjeshtri të pikturës, qytetet dhe vendet ku la gjurmë krijuese, duke filluar nga Sërbica e Kërcovës, në Shkup, Stamboll e Paris, atje në katin e 7 ku edhe e kishte galerinë e tij krujese. Fjalët janë të pakta sepse pikturat e tij flasin shumë, flasin në të gjitha gjuhët e botës, veprat e tij nuk njohin kufij e popuj ato janë universale.
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë

“Ky endacak i botës, i quajtur Omer Kaleshi, ky gjeni prej piktori, ky burrë i dimensioneve tipike humaniste e krijuese, ky shpirt i shqetësuar i ballkanit e nderon këtë vend e këtë qytet kudo që punon e krijon, breza të tërë me kalimin e kohës do ta ndjejnë pikturën e Kaleshit dhe do të mësojnë nga gjenialiteti i veprës së tij artistike”-tha Qani Memedi në fjalën e rastit.

“Jemi të nderuar me prezencën e piktorit me famë botërore, veprat e të cilit ngelën shenja dalluese të krijimtarisë së këtij artisti unik, në mënyrë solemne e ftojmë artistin, mjeshtrin e madh të pikturës që të na nderojë me një ekspozitë personale në Tetovë”-theksoi Valmir Aziri, drejtor i Galerisë së Arteve në Tetovë.

Nevzat Bejtuli-Kica në emër të Shoqatës së artistëve të Tetovës i dhuroi një mirënjohje me të cilën Omer Kaleshi shpallet anëtarë nderi i kësaj shoqate.

Studiuesi Luan Rama, njohës i mirë i krijimtarisë së Kaleshit theksoi se për piktorin janë botuar libra që shënojnë një kumt poetik për krijimtarinë shumëvjeçare të Omer Kaleshit, këtij piktori që me itenerarin e jetës së tij përfaqëson katër vende: Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Francën”.
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë

Poetë nga disa vende të Evropës kanë shkruar poezi, frymëzuar prej veprave të Kaleshit. Bëhet fjalë për emra si Jacques Lacarrière, Laure Cambau, Özdemir Ince, Eftim Kletnikov, Ilhami Emin, Jordan Plevneš, Klime Korobar, Daim Iliazi, Ali Podrimja, Petraq Risto, Alket Çani, Luan Rama, ndërsa lista plotësohet me tre ese të Gil Jouanard.

Këtë mbrëmje atrtistike e nderuan edhe Besiana Memedi dhe Shkodran Tolaj në përcjellje të studentëve të Artit muzikor në USHT, Xhezire Aliti-flautë, Shkëlzen Pajaziti-violinë dhe Leutrim Aliu-piano.

Porducente e fimit dokumentar ishte Zerijeta Jajaga, në bashkëpunim me disa gazetarë e shkrimtarë të mbështetur finansiarisht nga Fondi Filmik i Maqedoisë.

Kaleshi shprehet “ka koka të meshkujve më shumë, po do të kem parasysh që të ketë më shumë edhe koka femrash”
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë
Vizitë e piktorit më famë botërore Omer Kaleshi në një mbrëmje artistike në Tetovë

Publikuar: 02.07.2011 | 13:01
Lexuar: 4297 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime