E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpresoj që me ndihmën e Zotit, tha kryeministri, në këtë mandat me shumë punë, kontribut, angazhim dhe përgjegjësi do të arrihen qëllimet të cilat duhet vendin ta çojnë në një shkallë më të lartë.
Gruevski i lutet Zotit në ditën e parë si kryeministër i ri








Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski sot e vizitoi kishën "Sv. Petka" në lagjen e Shkupit Cërniçe ku u lut për dobi të shtetit, mirëqenie më të madhe të qytetarëve, ekonomi më të mirë dhe kushte më të mira për jetë.

"Jam lutur për më shumë shëndet për të gjithë ne, më shumë fuqi dhe urtësi për tejkalimin e sfidave, më shumë kuptim dhe respekt midis nesh dhe bartje të vendimeve të mira dhe të drejta, sepse suksesi çdoherë pason në vendimet e sjella në mënyrë të mirë", deklaroi Gruevski.

Shpresoj që me ndihmën e Zotit, tha kryeministri, në këtë mandat me shumë punë, kontribut, angazhim dhe përgjegjësi do të arrihen qëllimet të cilat duhet vendin ta çojnë në një shkallë më të lartë.

"Duhet qytetarët ta ndjejnë atë që në të vërtetë është qëllimi ynë, integrimi euroatlantik, paqja, respekti midis bashkësive etnike dhe fetare dhe të gjitha qëllimet tjera, si prosperiteti ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe të zhvillohen në vëllim të atillë që ne të gjithë e presim dhe e dëshirojmë", shtoi kryeministri.

Nikolla Gruevski për herë të tretë është kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pasi partia e tij VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet e vitit 2008 ose zgjedhjet e parakohshme në vitin 2008 dhe këto të fundit në muajin qershor fitoi numër më të madh të votave.

Pas debatit dyditor, mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë me 70 vota "për" u zgjodh Qeveria e re.

Publikuar: 29.07.2011 | 17:33
Lexuar: 1033 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime