E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Humbja e Fabregas dhe Nasrit është shumë e madhe. Teksa po qëndroja në stol në takimin kundër Udineses, i thash Bendtnerit se nuk kemi lojtarë të cilët duhet t`i pasojnë topa Van Persiet ose të shfrytëzojnë anën e fortë të sulmuesve tanë. Bendtner më tha se vetëm Xavi do ta zëvendësonte Cescun”.
Arshavin: Fabregas e Nasri të pazëvendësueshëm








Anësori i Arsenalit, Andrey Arshavin, ka folur rreth vendimit të klubit për shitjen e Cesc Fabregas dhe Samir Nasri, të cilët i ka quajtur të pazëvendësueshëm. Lojtari rus mendon se skuadra e tij duhet ta ndërtojë stilin e ri të lojës pas transferimeve të reja që ka bërë Arsene Wenger.

“Humbja e Fabregas dhe Nasrit është shumë e madhe. Teksa po qëndroja në stol në takimin kundër Udineses, i thash Bendtnerit se nuk kemi lojtarë të cilët duhet t`i pasojnë topa Van Persiet ose të shfrytëzojnë anën e fortë të sulmuesve tanë. Bendtner më tha se vetëm Xavi do ta zëvendësonte Cescun”.

“Jam i lumtur që kam pasur rastin të luaj me një lojtar aq të madh. Disa janë të pazëvendësueshëm. Me Artetan dhe lojtarët tjerë në pozitën e tij, ne do të luajmë tjetër futboll në krahasim me atë të periudhës së Cesc dhe Samir”, ka thënë Arshavin.

Anësori rus është në dyshim nëse skuadra do të jetë e fortë për t`u bërë ballë klubeve, si Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

Publikuar: 06.09.2011 | 09:52
Lexuar: 876 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime