E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pasi vizitoi “Ekspozitën etno-kulturore” të qytetit të Pukës, Kreu i Shtetit mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Sofra Pukjane 2011”, në koncertin e madh festiv me këngë dhe valle popullore e karakteristike të trevës, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Eqerem Çabej”.
Topi merr pjesë në “Sofrën Pukjane 2011”









Presidenti i vendit Bamir Topi, zhvilloi sot në mesditë një vizitë në qytetin e Pukës, ku mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm tradicional “Sofra Pukjane 2011” që po zhvillohet për të katërtin vit radhazi.

Pasi vizitoi “Ekspozitën etno-kulturore” të qytetit të Pukës, Kreu i Shtetit mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Sofra Pukjane 2011”, në koncertin e madh festiv me këngë dhe valle popullore e karakteristike të trevës, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Eqerem Çabej”.

Me këtë rast, u zhvillua edhe ceremonia e dekorimit të dy personaliteteve të njohura të Pukës, ku pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve, Presidenti i Topi i dorëzoi Elez Selimit, Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për punë të palodhur e plot përkushtim në shërbim të shëndetit të njerëzve, për rezultate të larta në aplikimin e arritjeve bashkëkohore të mjekësisë në vendin tonë”, si dhe familjarëve të Mark Dodë Alia (Pas vdekjes), Urdhrin “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Veprimtarit patriot, i cili jetën e vuri në shërbim të bashkimit, arsimimit dhe përparimit kombëtar dhe që diti t’i qëndrojë me dinjitet persekutimit të regjimit komunist”.

Publikuar: 30.10.2011 | 18:35
Lexuar: 1682 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime