E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas burimeve policore, Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Korçë, prej kohësh dispononte informacione operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë kriminale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe trafikut ndërkombëtar”.
Droga, ‘Boboshtica’ pranga babait me 2 djemtë. Kapen 37 kg mariuanë







Merr fund trafikimi i drogës nga anëtarët e një familje në fshatin Lumalas të Korcës. Policia arrestoi babain dhe 2 djemtë e tij, ndërsa nga pjestarët e familjes është shpallur në kërkim.

Finalizimi i operacionit policor i koduar “Boboshtica”, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Kundret Bylykbashi, 69 vjeç, Altin Bylykbashi, 37 vjeç, David Bylykbashi, 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lumalas të rrethit Korçë, pasi u kapën në flagrancë me 37.2 kg mariuanë. Ndërkaq, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Bernard Bylykbashi, 42 vjeç, banues po në fshatin Lumalas të Korçës.

Sipas burimeve policore, Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Korçë, prej kohësh dispononte informacione operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë kriminale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe trafikut ndërkombëtar”. Pas kësaj, bënë të ditur burimet në fjalë, u organizua puna dhe nisi ndjekja e grupit kriminal duke përdorur metoda speciale të hetimit.

Operacioni

Si rezultat i kësaj pune, gjatë ndjekjes së shtetasve të mësipërm, u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i 37 kg e 188 gr, lëndë narkotike e llojit mariuanë. Fillimisht u bë kapja e një sasie prej 10 kg e 331 gr, e cila u gjet në automjetin e shtetasit Bernard Bylykbashi, me targë PIZ 92-80. Kishte qenë ky automjet që atë çast ishte vënë nën ndjekjen e policisë. Drejtuesi i mjetit kishte për destinacion fshatin Dardhë. Duket se Bernard Bylykbashki e kishte pikasuar ndjekjen e policisë, madje i gjendur në këto rrethana, ai kishte braktisur makinën së bashku me sasinë e drogës që po transportonte. Aktualisht, policia po punon për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Të njëjtat burime sqaruan gjithashtu se pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën e shtetasve Kundret, Altin dhe David Bylykbashi. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se kjo sasi lënde narkotike kishte si destinacion shtetin grek. Aktualisht, materialet në ngarkim shtetasve të sipërpermendur i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim”.

(d.b/BalkanWeb)

Publikuar: 24.11.2011 | 17:13
Lexuar: 1407 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime