E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Teatri turk në Shkup sonte në suaza të "Verës së Shkupit" premierë do ta interpretojë shfaqen "Zgjimi i pranverës" nga Frank Vedekind, me regji të Vasil Hristov dhe me intrerpretim të kryesisht të ekipit të aktorëve të rinj nga ansambli.









Teatri turk në Shkup sonte në suaza të "Verës së Shkupit" premierë do ta interpretojë shfaqen "Zgjimi i pranverës" nga Frank Vedekind, me regji të Vasil Hristov dhe me intrerpretim të kryesisht të ekipit të aktorëve të rinj nga ansambli.

Pas kthimit nga qëndrimi 13 vjeçar në Holandë, Hristov vjet e bëri regjinë e shfaqjes "Mara Sad" për teatrin popullor të Maqedonisë. Në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk ka pasur dyshim për zgjedhjen e tekstit që do ta bëjë regjinë për Teatrin turk dhe menjëherë ka propozuar ai të jetë "Zgjimi i pranverës".

Në të Venekind e tematizon seksualitetin dhe normat civilizuese dhe morale dhe ballafaqimin e adoleshentëve me të vërtetën përkundër dogmave në shoqëri, të imponuara nga religjioni, mendjemadhësitë ose nga shteti.

Drejtori i Teatrit turk, Atila Klinçe, ka informuar se në sezonin 2009/2010 shënojnë 60 vjetorin e ekzistimit. Për jubileun e përgatisin shfaqen "Parlamenti i grave", me të cilën do ta hapin sezonin e ri, ndërsa deri në fund të vitit do të përgatisin edhe një premierë.

Për 60 vjetorin do të publikohet monografia për Teatrin turk, të cilën e përgatisin teatrologët Risto Stefanovski dhe Fahri Kaja, ndërsa jubileu do të shënohet edhe me mysafirë nga teatrot nga Turqia dhe nga fqinjësia.

Publikuar: 08.07.2009 | 16:41
Lexuar: 1741 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime