E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim, është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.
Lunacek: Së shpejti, pa viza






Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në këtë takim, është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe ne rrafshin e integrimit evropian.

Kryeministri Thaçi, sipas një komunikate për medie, ka falënderuar Lunacek për kontributin e saj dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me mbrojtjen e interesave të Kosovës në Bruksel dhe e siguroi atë se Kosova ka bërë dhe është e përkushtuar të bëjë përparim të dukshëm në rrugën e integrimit.

“Bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, përkatësisht nisja e procesit të dialogut të liberalizimit të vizave me të drejtë pritet që të fillojë në ditët e ardhshme”, ka theksuar Thaçi.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi ka mirëpritur qëndrimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave i BE-së që mbështet fillimin e dialogut të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Thaçi më tej në takim ka ripërsëritur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ka konfirmuar që “Republika e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet faktor konstruktiv, duke respektuar vlerën e dialogut dhe të bashkëpunimit”.

Nga ana e saj, raportuesja e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka përgëzuar Kryeministrin Thaçi për punën e bërë në drejtim të liberalizimit të vizave dhe ka shprehur optimizmin se “qytetarët e Kosovës në një periudhë të afërt do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian”.

Lunacek ka vlerësuar lartë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në, siç thuhet në komunikatë, “përmbushjen e agjendës evropiane, si dhe rolin konstruktiv të Republikës së Kosovës në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme nga ana e anëtarëve të Parlamentit Evropian për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit.

Publikuar: 08.12.2011 | 00:25
Lexuar: 1096 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime