E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në tekstin e fjalimit Ren porositi se shteti me status të gjysmëprotektorati nuk mund të bëhet anëtar i BE-së dhe i bëri thirrje BeH-së t'i plotësojë parakushtet e nevojshme për mbylljen e zyrës së përfaqësuesit të lartë.
Oli Ren i bëri thirrje Bosnjë e Hercegovinës t'i realizojë reformat kushtetuese












Në Bosnjë e Hercegovinë patjetër të realizohen reformat kushtetuese dhe të mbyllet Zyra e përfaqësuesit të lartë para se të shqyrtohet qasja e këtij vendi në Bashkimin Evropian, theksohet në tekstin e fjalimit të komisarit evropian për zgjerim Oli Ren, të cilin duhej ta mbajë në Kuvendin parlamentar të BeH-së, por për shkak të kushteve shëndetësore e anuloi fjalimin para deputetëve.

Në tekstin e fjalimit Ren porositi se shteti me status të gjysmëprotektorati nuk mund të bëhet anëtar i BE-së dhe i bëri thirrje BeH-së t'i plotësojë parakushtet e nevojshme për mbylljen e zyrës së përfaqësuesit të lartë. Sipas tij, edhe pse reformat kushtetuese nuk janë kusht i drejtpërdrejtë për integrim në BE, BeH-ja patjetër ta modernizojë Qeverinë e saj disfunksionale mes Federatës së BeH-së dhe Republikës Serbe.

Ai theksoi se BE-ja dëshiron që në vitin 2010 të propozojë liberalizim të vizave për BeH-në nëse shteti i plotëson parakushtet e nevojshme në disa muajt e ardhshëm.

Komisari për zgjerim të BE-së thekson se kjo organizatë BeH-së do t'i ofrojë 40 milionë euro si pjesë e pakos që t'i përgjigjet krizës ekonomike, si edhe se 440 milionë euro është planifikuar deri në vitin 2011.

Për shkak të problemeve shëndetësore të Ren është anuluar takimi i tij me anëtarët e udhëheqësisë së BeH-së, me kryesuesin e Këshillit të ministrave Nikolla Shpiriq dhe me përfaqësues të tjerë zyrtarë.

Publikuar: 25.07.2009 | 19:33
Lexuar: 958 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime