E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Zllatko Koçovskit, menaxher i SIZ "Komunikacioni i Maqedonisë" AMERIT, iniciativa është me kërkesë të më shumë anëtarëve të tyre transporterë, pasi koha për këto procedura administrative negativisht shprehet në fitimin e firmave dhe shoferëve, të cilët humbin ditë pune.
Shoferët profesionalë do të marrin dokumente udhëtimi me procedurë urgjente









Shoferët profesionalë do të mund me procedurë urgjente të nxjerrin patent shoferi të rinj dhe t'i ndërrojnë të vjetrit, si dhe dokumentet e tjera personale, informoi sot asociacioni i transporterëve SIZ "Komunikacioni i Maqedonisë" AMERIT.

Me iniciativë të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë masa për pranimin e të gjithë shoferëve profesionalë për ndërrim më të shpejtë në sportel të patent shoferëve, të cilat i posedojnë nëse sjellin dëshmi adekuate, pa dashur të paraqiten për këtë. Kjo do të vlejë edhe gjatë nxjerrjes së letërnjoftimeve dhe dokumenteve për udhëtim për shoferët.

Sipas Zllatko Koçovskit, menaxher i SIZ "Komunikacioni i Maqedonisë" AMERIT, iniciativa është me kërkesë të më shumë anëtarëve të tyre transporterë, pasi koha për këto procedura administrative negativisht shprehet në fitimin e firmave dhe shoferëve, të cilët humbin ditë pune.

Procedura urgjente për dokumentet për udhëtim, sipas tij, është në drejtim të krijimit të biznes atmosferës së volitshme, me çka shoferët profesionalë dhe format në komunikacionin rrugor do të jenë konkurrente në treg dhe me sukses do t'i kryejnë punët e kontraktuara.

Sipas iniciativës së "Komunikacioni i Maqedonisë", shoferi profesional në sportel të MPB-së duhet të parashtrojë vërtetim se është i punësuar në ndërmarrje adekuate, me nënshkrim dhe vulë të personit kompetent, si dhe fotokopje nga formulari M1 dhe M2 se në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë është paraqitursi i punësuar në këtë ndërmarrje, e cila e jep vërtetimin. Në mbikëqyrje duhet të sjellet edhe dokumentin origjinal, i cili pastaj menjëherë do t'i kthehet.

Publikuar: 18.04.2012 | 14:50
Lexuar: 1241 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime