E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Qëllimi i këtij projekti është që çdo i ri të ndjehet rehat i lirë në qytetin e vet të ketë bashkëjetesë, tolerancë në mes të etniteteve e kështu me radhë”, tha Nurane Kadriu Xhambazi/koordinatore e projektit.
Rinia, në aktivitete bashkëjetese








"Dil jashtë dhe ndjehu i lirë" nën këtë moto sot shoqata joqeveritare ‘Forumi Rinor Arsimor’, ka organizuar një sfilatë me nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës.

Ky organizim është bërë me qëllim të thirrjes për bashkëjetesë, pa dallim përkatësisë fetare dhe kombëtare. Iniciativa për këtë eveniment ka rrjedhë pas protestave të fundit që ndodhën në vendin.

“Qëllimi i këtij projekti është që çdo i ri të ndjehet rehat i lirë në qytetin e vet të ketë bashkëjetesë, tolerancë në mes të etniteteve e kështu me radhë”, tha Nurane Kadriu Xhambazi/koordinatore e projektit.

Pjesëmarrësit në këtë projekt janë shprehur të kënaqur nga organizimet e këtilla, dhe kanë kërkuar që në vende të ketë më tepër paqe dhe tolerancë ndëretnike.

“Sot kemi dalë për të bërë thirrje tek maqedonasit dhe shqiptarët që të kemi më tepër bashkëpunim ndëretnik, bashkëjetesë dhe të mos ketë urrejtje, maqedonasit dhe shqiptarët duhet të jetojnë bashkë”, tha Flamur Beqiri, nxënës.

“Sot dolëm me shokët që t`iu tregojmë njerëzve se duam të dalim të lirë në rrugë se duam të shoqërohemi, duam të jemi shokë mes vete pa marrë parasysh a jemi maqedonas, shqiptarë, turq apo romë, kjo nuk ka rëndësi”, tha Marija Stojanoska, nxënëse.

Sfilata e nxënësve të shkollave të mesme janë përqendruar pikërisht në rrugët ku ndodhën incidente kohë më parë, ndërsa ka përfunduar në qendër të qytetit ku janë vendosur parullat e tyre për tolerancë dhe bashkëjetesë.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 31.05.2012 | 16:28
Lexuar: 827 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime