E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Spanja dhuroi një shembull konkret të dominimit të saj në aspektin e posedimit të topit dhe saktësisë në pasime në fitoren e thellë 4-0 ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në Euro 2012.
‘Tika taka’, 815 pasime të sakta nga Spanja





Spanja dhuroi një shembull konkret të dominimit të saj në aspektin e posedimit të topit dhe saktësisë në pasime në fitoren e thellë 4-0 ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në Euro 2012.

Skuadra e selektorit Vicente del Bosque kompletoi 815 nga 898 pasime, duke gabuar vetëm 83 herë.

‘Tika taka’ në efektin e plotë që duket të ketë hutuar futbollistët irlandez të cilët u shfaqën të pafuqishëm në përpjekjet e tyre për të ndalur sulmet spanjolle.

127 nga 815 pasimet e Spanjës u realizuan nga mesfushori Xavi Hernandez. Nuk është asgjë për tu çuditur, Xavi vjen nga Barcelona. Paraqitja e mirë e ekipit nuk ka kaluar pa u lavdëruar nga Del Bosque.

“Kemi goditur 27 herë në drejtim të portës prej të cilave 15 herë brenda kornizës. Filozofia jonë është e fuqishme”, deklaroi ai. Me fitoren ndaj Republikës së Irlandës, Spanja u ngjit në pozitën e parë në Grupin C kurse në ndeshjen e fundit takohet me Kroacinë, skuadër e cila po ashtu ka katër pikë por golaverazh më të dobët se kampioni në fuqi.

Publikuar: 16.06.2012 | 10:50
Lexuar: 797 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime