E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vidal ka prodhuar 25 romane, përfshi këtu dhe më të shiturin, "Burr and Myra Breckendridge", më shumë se 200 esse dhe disa pjesë teatrale.
Ndërron jetë shkrimtari i shquar amerikan, Gore Vidal













Shkrimtari dhe politikani i njohur amerikan Gore Vidal ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Sipas medias amerikane ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pas ndërlikimeve nga pneumonia.

Vidal ka prodhuar 25 romane, përfshi këtu dhe më të shiturin, "Burr and Myra Breckendridge", më shumë se 200 esse dhe disa pjesë teatrale.

Nipi i tij Burr Steers tha për AP, se xhaxhai i tij kishte qenë i sëmurë për pak kohë.

Bashkë me Norman Mailer, dhe Truman Capote, Vidal ishte në mesin e atij brezi shkrimtarësh që shkruanin për të vërtetat e famshme, flisnin në Talk Shoë apo dhe në kollonat rozë të thashethemeve.

Librin e tij të parë Vidal e ka shkruar në moshën 19-vjeçare, dhe më pas do të bëhej një nga autorët më të shquar të Amerikës.

Publikuar: 01.08.2012 | 11:00
Lexuar: 1054 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime