E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Bashkëpunimi ndërkombëtar i stripit midis dy vendeve filloi në vitin 2009", informojnë nga Strip qendra e Maqedonisë -Veles, që është i ftuar i rregullt në këtë festival.
Autorë nga Maqedonia në Festivalin e 8-të për strip dhe karikaturë
- Skena strip e Maqedonisë me autorët e vet uikendin do të marrë pjesë në Festivalin e 8-të për strip dhe karikaturë "Prizren 2012", që organizohet nga Asociacioni për strip dhe karikaturë "Xhenet Komiks" nga Prizreni.

Në Festivalin për strip dhe karikaturë "Prizren 2012" do të marrin pjesë edhe autorë të stripit dhe karikaturës nga Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia, derisa mirënjohje do t'i ndahet karikaturistit vendor, Agim Krasniçi-Kragi.

"Bashkëpunimi ndërkombëtar i stripit midis dy vendeve filloi në vitin 2009", informojnë nga Strip qendra e Maqedonisë -Veles, që është i ftuar i rregullt në këtë festival.

"Këtë vit festivali do të sjellë në Prizren artistë të njohur të stripit dhe karikaturës botërore. Në këtë edicion artdashësit do të kenë mundësi të shohin punimet e njërit prej artistëve më të famshëm të Walt Disneyit, Cent Alantar, që vjen nga Franca. Ai ka punuar në filmat vizatimorë si: ‘Tarzani’,’Atlantida’, ‘Libri i xhunglës’, ‘Herkulesi’dhe ‘Notre Dame nga Parisi’”, ka thënë udhëheqësi i "Xhennet Comics", Gani Sunduri.
Festivali i 8-të për strip dhe karikaturë Prizren 2012

Sipas tij, nga shtëpia botuese "Sergio Bonelli" mysafir do të jetë Claudio Chiaverotti, artisti që vizaton stripat: "Zagor", "Dampyr", "Brendon", "Dylan Dog", etj. Në edicionin e kaluar mysafir nga kjo shtëpi botuese ka qenë strip artisti i "Zagorit", Mauro Laurenti.

Ndërsa nga artistët që merren me vizatimin e karikaturave ai ka veçuar azerbajxhanasin Seyran Caferli, që sipas tij ka shpërblime të shumta ndërkombëtare.

Gjatë tri ditëve të Festivalit, përveç ekspozimit të punimeve do të ketë edhe punëtori me artistë që do të demonstrojnë aftësitë e tyre para kolegëve nga Kosova dhe rajoni.

"Për fëmijët do të ketë kënd të veçantë me tregime dhe punëtori se si vizatohet stripi, pastaj do të shfaqen filmat vizatimorë si ‘Tarzani’,’Atlantida’, ‘Libri i xhunglës’, ‘Herkulesi’ dhe filmat si ‘Dylan Dogu’, dhe filmi i parë i ‘Zagorit’ i xhiruar në Turqi", ka deklaruar Sunduri. Ndërkohë ka sqaruar se konkursi i hapur u dedikohet artistëve vendës, profesionalë dhe amatorë, që të shfaqin punimet e tyre dhe të krijohen mundësitë për bashkëpunim eventual me artistët dhe shtëpitë e huaja botuese. Një ndër qëllimet tona kryesore mbetet që krijuesit nga Kosova të përfitojnë njohuri dhe të krijojmë ura bashkëpunimi me artistët botërorë", ka përfunduar Sunduri.

Festivali i stripit dhe i karikaturës mbahet për çdo vit në Prizren dhe është i hapur për të gjithë artistët profesionistë dhe amatorë nga mbarë bota. Edicioni i tetë i këtij festivali mbështetet nga MKRS-ja dhe nga Drejtoria për kulturë e Komunës së Prizrenit.

Publikuar: 06.09.2012 | 13:46
Lexuar: 1534 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime