E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tyre MTKRS në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve kanë gati projektin e Mauzoleumit, i shkatërruar në vitin 1944 nga regjimi komunist, për të risjellë një vepër monumentale ku do të prehen eshtrat e familjes mbretërore.
Së shpejti fillon ngritja e mauzoleumit të Nënës Mbretëreshë
Projekti për ngritjen e Mauzoleumit të Nënës Mbrëtëreshë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësië, pritet të fillojë nga puna, së shpejti, njoftojnë burime pranë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Sipas tyre MTKRS në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve kanë gati projektin e Mauzoleumit, i shkatërruar në vitin 1944 nga regjimi komunist, për të risjellë një vepër monumentale ku do të prehen eshtrat e familjes mbretërore.

Mauzoleumi mendohet të ketë një sipërfaqe prej 75 metra katrorë me një lartësi 14. 7 metra, rreth një metër më i lartë se projekti i parë. Në qendër do të vendoset varri i Nënës Mbretëreshë, ndërsa në murin përballë do të vendosen pllakatet e varreve të familjes mbretërore. Mendohet që gjithë projekti të derdhet në mermer, dyshemeja dhe muret në mermer të bardhë, ndërsa varri dhe pllakatet në mermer të gjelbër në okërr. Objekti është i lartë 10m, ndërsa kupola 4.7m.

Projekti arkitekturor është realizuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, dhe mban autorësinë Luçjano Bojaxhi. Kostoja e tij është 20 milion e 800 mijë lekë. Ky projekt është miratuar pak kohë më parë nga Komiteti Ndërministrot për Festimet e 100-vjetorit. Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar gjithashtu se në këtë 100-vjetor do të kthehen edhe eshtrat e Ahmet Zogut për t’u prehur në Mauzoleum.

Mauzoleumi i mëparshëm është ndërtuar pas vdekjes së Nënës Mbretëreshë Sadije Toptani, në 25 Nëntor 1934, nga arkitekti Qemal Butka. Ky simbol në të cilin preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë u shkatërrua në dhjetor të vitit 1944.

Publikuar: 25.09.2012 | 16:23
Lexuar: 1526 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime